Numri i fëmijëve me pengesa në zhvillim është alarmant, kërkohet ndihmë nga institucionet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 19:57

Numri i fëmijëve me pengesa në zhvillim është alarmant, kërkohet ndihmë nga institucionet

Punimet e realizuara nga duart e arta të fëmijëve me paralizë cerebrale, sot u shiten me çmime të ndryshme.

“Më jep dorën të ecim së bashku” është motoja e qendrës “Savant” të cilët sot organizuan shitjen e punimeve të fëmijëve me paralizë cerebrale. Dhe i gjithë qëllimi i shitjes së vizatimeve dhe punimeve të ndryshme që këta fëmijë realizuan, është që të ngritët vetëdija e filantropisë në vendin tonë dhe të ndihmohen edhe më shumë këta fëmijë. Paratë e grumbulluara nga kjo shitje do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve tjerë me paralizë cerebrale por edhe fëmijëve të tjerë me nevoja ndryshe.

“Numri në përgjithësi i të gjithë fëmijëve me pengesa në zhvillim është aq alarmant sa që në shoqërinë tonë duhet të ngritët zëri vazhdimisht dhe të bëhen aktivitete dhe projekte të ndryshme të cilët do të ndihmojnë që fëmijët të pranojnë fëmijët e tjerë, prandaj pikërisht edhe ky emër i projektit tonë është
“Më jep dorën të ecim së bashku” që do të thotë që të gjithë fëmijët të pranojnë tjerët sepse më të vërtetë numri i tyre nuk është i vogël”, tha Hatixhe Sefa – Kryetare e qendrës “Savant”.

Ky projekt ka për qëllim mbledhjen e donacioneve të cilat shkojnë për sigurimin e kushteve dhe po ashtu për aktivitete të tjera të cilat do të realizohen me fëmijët me pengesa në zhvillim.

“Populli ynë është mjaft solidar dhe humanitar dhe çdoherë kyçet në aktivitete kur vërtetë ka nevojë, por janë aktivitete adhok, kur ka zjarre, apo dikujt i nevojitet përkrahje humanitare, populli jonë këtë e njeh dhe ndihmojnë financiarisht por atë që ne e bëjmë në Konekt është që të nxisim filantropinë strategjike, pra njerëzit të dhurojnë donacione në organizata të cilat punojnë me një grup më të madh të komunitetit”, u shpreh Irina Haxhimitova – Udhëheqëse e projektit në Konekt.

Qendrën “Savant” në Shkup e vizitojnë rreth 130 fëmijë me nevoja ndryshe ndërsa qëllimi kryesor i aktiviteteve nga kjo qendër është ngritja e vetëdijes tek qytetarët që këta fëmije të kenë vendin e merituar në shoqëri. Sipas të dhënave të Lidhjes Nacionale dhe organizatave që merren me këtë problematikë, 3 në 1000 banorë vuajnë nga paraliza cerebrale. /Alsat.mk

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 19:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?