Ohri nën masa të posaçme sigurie, për vizitën e Orbanit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 18:50

Ohri nën masa të posaçme sigurie, për vizitën e Orbanit

Vizita e kryeministrit hungarez Viktor Orban në Ohër, i cili duhet të zbarkojë në aeroportin e Ohrit me delegacionin e tij qeveritar rreth orës 17:00, ka shtuar masat e sigurisë në të gjithë qytetin, shkruan Alsat.

Rrugës nga aeroporti për në kompleksin turistik Shën Naum, ka siguri të fortë policore kurse aty ku do të kalojë delegacioni hungarez, ndalohet parkimi i makinave.

“Dje dhe sot pjesëtarët e policisë kanë ndërhyrë në zonën e ndalimit dhe parkimit të mjeteve të pasagjerëve dhe mjeteve të tjera motorike në këto rrugë. Gjatë lëvizjes së mjeteve të shoqëruara do të ndalohet plotësisht qarkullimi në këtë rrugë. Nga këtu po ju kërkoj të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, pasi që do të kemi ndalesë të shkurtër dhe të përkohshme deri në kalimin e delegacionit, pas kësaj qarkullimi do të vazhdojë normalisht”, tha Stefan Dimoski- zëdhënës i SPB-së Ohër.

Vizita e Orbanit vjen pas 11 viteve. Në vitin 2013 kishte ardhur në Ohër në takim me ish kryeministrin, tani azilant, Nikolla Gruevski. Nga presidenti i atëhershëm i shtetit, Gjorge Ivanov, atij iu dha dekorata 8 Shtatori për merita të jashtëzakonshme për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit paqësor ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë.

Krahas takimit të planifikuar për nesër në mëngjes mes Mickoskit dhe Orbanit, do të mbahet seancë e përbashkët ndërqeveritare, pas së cilës të dy kryeministrat do të mbajnë konferencë për media.

Takimi vjen në kohë kur Hungaria është kryesuese me BE-në dhe është Orban ai që do të kryesojë Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2025. Partia e Orbanit dhe VMRO DPMNE konsiderohen parti të ngushta, ndërsa vizita vjen në kohën kur Maqedonia e Veriut mori hua prej 500 milionë euro nga Banka hungareze./ Alsat.mk

250
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 18:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
250
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?