Olta Gixhari flet për periudhën në Big Brother: Nuk më gjykuan, më urryen

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 20:30

Olta Gixhari flet për periudhën në Big Brother: Nuk më gjykuan, më urryen

Aktorja Olta Gixhari ka qenë një nga emrat më të zëshëm në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

E ftuar në ‘podcast’-in “Zë me Mirën”, ajo ka folur për këtë eksperiencë si dhe për shumë gjëra të tjera.

Bukuroshja e pranoi se shumë njerëz e kanë urryer, por që pas daljes nga ky format edhe i kanë kërkuar falje.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk më gjykuan, më urryen. Familjarët e mi e kanë përjetuar dhe më vjen shumë keq për këtë. Turma ka gjykuar edhe Krishtin, e ka kryqëzuar. Unë nuk dua ta paralelizoj veten me Krishtin, nuk më shkon mendja, por jam në pozicion shumë të vështirë. Unë nuk jam njeri që dua me medoemos që të më duan të gjithë, edhe pak nuk ka problem fare. Unë e di që jam lehtësisht e keqkuptueshme. Ata që më duan, më duan fort”, u shpreh ajo.

Ish-konkurrentja tutje tha: “Ka njerëz që më kërkojnë ndjesë që më kanë urryer, duke më thënë nuk të kemi kuptuar”.

Ajo tha më tej se kishte nevojë të ishte pjesë e një reality shou të tillë pasi bëri një shkëputje nga të gjitha, meqë edhe shkoi për të jetuar në Spanjë.

“Unë bëra një zhurmë shumë të madhe, nuk jam pishman, nëse do kthehesha prapë atë do bëja. Dori nuk donte në fillim, i mora leje pasi kisha nevojë të më thoshte shko”, deklaroi mes tjerash Gixhari.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 20:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?