Organizatat kundër korrupsionit kërkuan nga deputetët e RMV-së që të mos votojnë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Prokurime Publike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 22:33

Organizatat kundër korrupsionit kërkuan nga deputetët e RMV-së që të mos votojnë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Prokurime Publike

Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftën kundër korrupsionit reagoi ashpër ndaj amendamenteve dhe shtesave të votuara, si dhe ndaj propozimeve për ndryshime të reja të ligjeve që u shuajnë mandatin para kohe anëtarëve dhe kryetarëve të organeve shtetërore të pavarura, Komisionit Shtetëror për Ankesa të Prokurimeve Publike, Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Komisionit Shtetëror të shkallës së dytë për vendimmarrje në procedimin administrativ, raporton Portalb.mk.

Nga aty vlerësojnë se mbarimi i mandateve para skadimit bëhet me ndryshime urgjente ligjore, të propozuara nga një grup deputetësh, pa plotësuar kushtet për shkarkim dhe pa asnjë konsultim publik.

“Duke qenë se fokusi i këtyre ndryshimeve ligjore është pikërisht përbërja dhe përzgjedhja e anëtarëve të institucioneve të pavarura, të krijohet përshtypja se qëllimi i ndryshimeve është përzgjedhja e përbërjeve të reja të këtyre komisioneve sipas masës së qeverisë së re. Një ndërhyrje e tillë në punën e institucioneve, të cilat sipas modelit të tyre duhet të jenë të pavarura nga pushteti qendror, paraqet precedent të rrezikshëm dhe sjell partizim shtesë të institucioneve”, thuhet në reagim.

Platforma tregoi se rezultatet e punës së këtyre komisioneve mund dhe duhet të jenë objekt diskutimi publik dhe të çojnë në kërkimin e zgjidhjeve për të përmirësuar punën e tyre, por jo të përfaqësojnë bazë për ndërhyrje të shpejta, partiake dhe të ashpra për të forcuar ndikimin politik.

“Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftën kundër korrupsionit kërkon nga deputetët që të mos votojnë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Prokurimin Publik”, thuhet në reagim.

Ata kërkuan të ketë debati publik në të cilën do të kërkohen zgjidhje të plota dhe jopartiake për përmirësimin e funksionimit të këtyre dhe institucioneve.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 22:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?