Ose i dënuar politik ose i divorcuar politik

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 20:54

Ose i dënuar politik ose i divorcuar politik

Nga Mero Baze

Ilir Meta më në fund ka pranuar akuzat por nuk pranon më gruan. Ka pranuar që gjithë shkeljet penale për të cilat po dënohet janë bërë nga Monika Kryemadhi.

Ky është një hap i madh përpara, pasi deri më sot po e quanin arrestim politik. Pas kësaj deklarate Ilir Meta nuk mund të quhet më prej opozitës i arrestuar politik, por i divorcuar politik. Pra divorci ka ardhur për shkak të politikës, kurse shkeljet penale kanë ardhur për shkak të martesës.

Në fakt këtë e pohoi dhe vet Monika në sallën e gjyqit madje shprehu dëshirën të këmbehej në qeli me Metën, por ai nuk pranoi nën moton “burgu për burrat”.

Tani i vetmi që vazhdon ta quajë të burgosur politik është Berisha, i cili ka një kontradiktë, pasi nga një anë ka shpallur një aleancë burrërore me Metën kundër Monikës, nga ana tjetër i quan akuzat politike.

Dy ditë më parë ai akuzoi Monika Kryemadhin se i ka dhënë Edi Ramës 460 mijë euro për punë inceneratorësh. Ajo që ishte e dukshme në atë postim ishte fakti që ai po i bashkohej akuzave të Metës kundër Monikës duke e quajtur kështu dhe tradhtare të opozitës.

Kjo u duk më qartë sot kur Monika e sqaroi se “Berishën do ta kenë ngatërruar”, duke nënkuptuar aleancën e tij me Metën dhe njerëzit e tij.
Pra tani Monika, nga një grua “besëprerë” me burrin doli automatikisht dhe “besëprerë” me opozitën e Berishës.

Vetëm se Berisha ka zgjdhur gabim. Nëse ai do që të vazhdojë t’i thotë Ilir Metës i burgosur politik, nuk duhet të fajësojë Monikën për besëprerë, pasi kështu shfajëson SPAK. Ose do pranojmë që SPAK ka shpikur akuza dhe ka future në burg politikisht Metën, ose do pranojmë atë që thotë Meta, që Monika i ka bërë gropën Metës duke shkelur ligjin në emër të tij.

Tani Berisha të zgjedhë, ose Monikën “besëprerë” dhe SPAK është në rregull me akuzat, ose Ilir Metën të burgosur politik, por s’ka pse i mban mëri gruas së tij për divorcin me Metën. Pra ose ta pranojë si të dënuar politik, ose si i divorcuar politik.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 20:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?