Osimhen i ofrohet Atlético Madridit, por klubi spanjoll refuzon për momentin transferimin
Victor Osimhen është ofruar te Atlético Madrid, por klubi spanjoll nuk ka dhënë dritën jeshile për një transferim në këtë moment.
Sipas raportimeve, përfaqësuesit e sulmuesit nigerian kanë kontaktuar drejtuesit e Atlético Madridit dhe kanë propozuar një marrëveshje me vlerë rreth 75 milionë eurosh.
Osimhen thuhet se ka dëshirë të madhe për të luajtur në Madrid dhe do të ishte i gatshëm të bashkohej me skuadrën e Diego Simeones. Gjithashtu, agjentët e tij kanë bërë të ditur se lojtari mund të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës për të realizuar këtë lëvizje.
Megjithatë, Atlético Madrid ka refuzuar për momentin këtë mundësi, pasi drejtuesit e klubit besojnë se Galatasaray mund të kërkojë një shumë më të lartë për kartonin e sulmuesit.
Një tjetër pengesë është situata e repartit ofensiv. Klubi spanjoll dëshiron të mbajë Julián Álvarezin, ndërsa nëse ai dhe Alexander Sørloth qëndrojnë në skuadër, transferimi i Osimhenit do të ishte i pamundur pa largime të tjera.
Atlético Madrid mund të rikthehet në garë vetëm nëse krijohet hapësira financiare dhe largohen disa lojtarë nga ekipi.
Flaka












