Osmani: Çairi do të bëhet komuna e parë me mekanizma realë kundër korrupsionit

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 19:24 Përditësuar

Osmani: Çairi do të bëhet komuna e parë me mekanizma realë kundër korrupsionit

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, këto ditë në një seri videosh e paraqiti konceptin e tij për një model të ri të funksionimit të komunës, thelbi i të cilit është një institucion që punon për qytetarët dhe ndaj tyre është plotësisht i përgjegjshëm. Osmani, ndryshe nga praktika e deritanishme, ofroi mekanizma konkretë që për herë të parë e hapin qeverisjen lokale ndaj publikut. Cilat janë mekanizmat e Osmanit?

Në qendër të këtij qasjeje është “Çair 48”: një sistem përmes të cilit shërbimet komunale obligohen që çdo paraqitje me natyrë komunale ta zgjidhin ose t’i japin përgjigje brenda 48 orëve. “Mjaft më që Çairi të jetë magazinë arsyetimesh. Qytetarët meritojnë afate dhe përgjegjësi,” deklaroi Osmani.

E marta, ndërkaq, do të jetë e rezervuar si “dita e hapur”, kur kryetari i komunës dhe administrata do të pranojnë qytetarët pa asnjë procedurë për caktimin e terminit. Përveç kësaj, Osmani paralajmëron publikimin e kalendarit të takimeve dhe vendimeve, një risi që mundëson transparencë të plotë të agjendës së komunës, me kë takohen funksionarët dhe çfarë vendimesh merren.

Ky model bazohet mbi tre parime kyçe: transparencë e verifikueshme, afate të matshme dhe mbikëqyrje që nuk varet nga vullneti i mirë. Tenderët e hapur me transmetim direkt, arka publike për financat në kohë reale dhe monitorimi i jashtëm nga ekspertë dhe organizata joqeveritare e zvogëlojnë hapësirën për keqpërdorime. “Çair 48”, dita e hapur dhe kalendari publik, nga ana tjetër, e shkurtojnë rrugën nga problemi deri te zgjidhja.

Me mekanizma të tillë, Çairi mund të bëhet shembull për një praktikë të re në vetëqeverisjen lokale, ku transparenca nuk është deklaratë por sistem pune. “Nëse këtë e bëjmë mënyrë standarde të funksionimit, do të kemi administratë më efikase, shërbime përgjegjëse dhe buxhet që punon në interes të qytetarëve, e jo për agjenda partiake apo private,” theksoi Osmani.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 19:24 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?