Osmani: Çdo ditë nga terreni do të gjejmë zgjidhje për problemet reale

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Gusht, 2025 15:37

Osmani: Çdo ditë nga terreni do të gjejmë zgjidhje për problemet reale

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, sot publikoi një video të incizuar në orët e hershme të mëngjesit, ku e paraqet qasjen e tij ndaj menaxhimit të përditshëm të komunës, në terren, drejtpërdrejt dhe pa ndërmjetës.

“Është ora gjashtë pa dhjetë. Çairi zgjohet herët, ashtu zgjohem edhe unë”, thotë Osmani, duke ecur nëpër një nga rrugët e komunës. Ai paralajmëroi se çdo mëngjes, nga ora 5:30 deri në 7:30, personalisht do t’i vizitojë të gjitha lagjet e Çairit për të evidentuar nevojat dhe problemet e qytetarëve.

“Çdo ditë do të kaloj në çdo rrugë të Çairit dhe do ta shënojmë çdo nevojë e çdo defekt. Unë nuk dua raporte nga zyra. Dua ta shoh atë që e shihni ju”, theksoi Osmani.

Sipas shpjegimit të tij, menjëherë pas vizitës së mëngjesit, në orën 7:30 do t’i mbledhë shërbimet komunale për t’ua dorëzuar listën e detyrave që duhet të zgjidhen po atë ditë. Qëllimi, siç thotë ai, është i qartë: reagim i shpejtë dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë.

“Çairi meriton kryetar që nuk fle ndërkohë që komuna vuan”, deklaroi Osmani në video. Ai nënvizoi se kjo nuk është një premtim parazgjedhor, por “një disiplinë e përditshme”, me të cilën do të sigurohet që komuna të funksionojë sipas masës së qytetarëve.

“Unë çdo ditë do ta filloj kështu, që dita juaj të fillojë më mirë”, porositi Osmani.

Me këtë mesazh, ai dërgon sinjal se modeli i tij i qeverisjes do të bazohet në komunikim të drejtpërdrejtë me terrenin dhe prani personale, ndryshe nga qasja burokratike, e cila sipas tij, është një nga rrënjët e mosfunksionalitetit në komuna. Flaka Media

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Gusht, 2025 15:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?