Osmani: Edhe Parlamenti Evropian u çua në këmbë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 19:49

Osmani: Edhe Parlamenti Evropian u çua në këmbë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar pas miratimit të një amendamenti në Parlamentin Evropian që i referohet përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi publik, Osmani tha se edhe Parlamenti Evropian është rreshtuar në mbështetje të kërkesës për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke kërkuar nga autoritetet shtetërore të veprojnë pa vonesë.

“Edhe Parlamenti Europian u çua në këmbë”, ka shkruar Osmani.

Sipas tij, Parlamenti Evropian ka miratuar një amendament me të cilin u kërkohet institucioneve të Maqedonisë së Veriut të sigurojnë zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në raport me përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore.

“Parlamenti Europian aprovon amendamentin: Nxit autoritetet e Maqedonisë së Veriut që sa më shpejt të zgjidhin çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, me qëllim që të sigurohet zbatimi praktik i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si në aspektin ligjor ashtu edhe në frymën e saj, si dhe të përmbahen nga paraqitja e protestave studentore në mënyrë të pasinqertë si të motivuara politikisht ose si faktor destabilizues”, ka cituar Osmani.

Ky amendament vjen në kohën kur debati për mundësinë e dhënies së provimit shtetëror të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka shkaktuar reagime të shumta në opinion dhe protesta nga studentët shqiptarë, të cilët kërkojnë respektimin e të drejtave të garantuara me ligj dhe me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Gazeta Flaka

65
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 19:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
65
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?