Osmani godet VLEN-in: Sa më shumë lëvizin, aq më thellë fundosen

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2026 09:41

Osmani godet VLEN-in: Sa më shumë lëvizin, aq më thellë fundosen

Bujar Osmani nga BDI, ka reaguar ashpër ndaj propozimeve të fundit që lidhen me provimin e jurisprudencës dhe ligjin për përfaqësim të drejtë, duke akuzuar koalicionin VLEN se po thellon krizën politike dhe përfaqësuese me qasjet e tij.

Në një reagim publik, Osmani i cilësoi si “propozime të turpshme” zgjidhjet e ofruara për këto çështje, duke përdorur metaforën se VLEN ndodhet “në zall të gjallë”.

“Me propozimet e turpshme si ai për provimin e jurisprudencës dhe ligjit të përfaqësimit të drejtë, VLEN-i është si në zall të gjallë. Sa më shumë lëvizin, aq më thellë fundosen”, deklaroi Osmani.

Ai tha se përpjekjet për të justifikuar, sipas tij, vendime të gabuara vetëm sa po rrisin pasojat politike dhe shoqërore.

“Sa më shumë përpiqen ta arsyetojnë të paarsyetueshmen, aq më i madh bëhet dëmi”, shtoi ai.

Osmani u bëri thirrje përfaqësuesve të VLEN-it që të ndalojnë, siç tha, përshkallëzimin e situatës dhe të përpiqen të minimizojnë pasojat.

“Ndaluni. Mos lëvizni më. Tentoni të dilni nga aty me sa më pak pasoja, sepse dëmi që po shkaktoni është duke lënë pasoja që brezat e ardhshëm do ta kenë të vështirë t’i korrigjojnë”, theksoi Osmani.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur debati për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës dhe përfaqësimin e drejtë vazhdon të dominojë diskursin politik shqiptar në vend. Gazeta Flaka

108
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2026 09:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
108
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?