Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj shënimit të dyvjetorit të qeverisjes nga VLEN, duke e cilësuar simbolike zgjedhjen e datës 28 Qershor – Vidovdan – për promovimin e, siç i quajnë ata, “sukseseve” të qeverisjes.
“Nuk është rastësi që VLEN vendosi t’i festojë ‘sukseset’ e saj pikërisht në Vidovdan, 28 Qershor, ditën që në traditën politike të rajonit simbolizon shndërrimin e humbjeve në fitore”, ka deklaruar Osmani.
Sipas tij, pas dy vitesh në qeveri, bilanci i VLEN-it karakterizohet nga premtime të pambajtura, stagnim në rrugën evropiane dhe cenim i të drejtave të shqiptarëve.
“Pas dy vitesh qeverisje, me premtime të pambajtura, stagnim në rrugën evropiane dhe cenim të të drejtave të shqiptarëve, zgjedhja e kësaj date duket si simbolika më e sinqertë e bilancit të tyre: festimi i dështimeve si suksese”, është shprehur Osmani. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
28 Qershor, 2026 23:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.