Osmani: Më 19 tetor, populli i Çairit do të dalë masivisht dhe do ta mposhtë sistemin e blerjes së vullnetit të qytetarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 13:33

Osmani: Më 19 tetor, populli i Çairit do të dalë masivisht dhe do ta mposhtë sistemin e blerjes së vullnetit të qytetarëve

Kandidati për kryetar Komune të Çairit, Bujar Osmani, në fjalimin e tij drejtuar publikut theksoi se në komunë po ngrihet një lëvizje e re, lëvizje e rezistencës dhe dinjitetit, e cila, siç tha ai, është më e madhe se çdo fushatë zgjedhore.

“Dua ta them qartë: më 19 tetor populli i Çairit do të dalë masivisht dhe do ta mposhtë sistemin e blerjes së vullnetit të qytetarëve, askush nuk mund ta zhvlerësojë zërin e tyre nëse njerëzit dalin masivisht dhe e shprehin vullnetin e tyre. Askush! Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme. Kjo është rezistencë dhe po nis një lëvizje për një Çair të ri”, deklaroi Osmani.

“Mendoj se ajo që po ndodh në Çair është më e madhe se një fushatë zgjedhore. Zgjedhjet në Çair janë historike. Po zgjohet një energji e rezistencës. Rezistencë ndaj mënyrës së menaxhimit. Ndaj korrupsionit. Ndaj shantazheve. Ndaj klientelizmit. Ajo që po shoh këto ditë është motivim për mua. Po na bashkohen njerëz që nuk janë të asnjë partie: mësues, aktivistë, zejtarë… të cilët vijnë vetë dhe thonë: kjo është një shans historik ta çlirojmë Çairin”, deklaroi Osmani.

Ai theksoi se në Çair tashmë po formohet një lëvizje që synon të rikthejë dinjitetin dhe rendin, me një mesazh të qartë se “Çairi nuk është pronë private e askujt, e as minierë për nxjerrjen e diamanteve”.

“Po zgjohet një lëvizje për dinjitet. Një lëvizje e rezistencës për një Çair të ri, të pastër, me shkolla moderne dhe rrugë të sigurta. Një lëvizje që do të dëshmojë se Çairi nuk është pronë private e askujt. Roli im është vetëm të jem zëri i asaj energjie, ta kanalizoj institucionalisht. Fitorja nuk është e imja, fitorja është e të gjithë qytetarëve të Çairit, të cilët do të ngrihen dhe do të thonë: mjaft”, porositi Osmani. Flaka Media

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 13:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?