Osmani “paralajmëron” Bislimin: Trego çfarë u fol në Bruksel, Ura e Ibrit “nuk preket”!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 19:54

Osmani “paralajmëron” Bislimin: Trego çfarë u fol në Bruksel, Ura e Ibrit “nuk preket”!

Vjosa Osmani ka kërkuar që kryengociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi të tregojë se për çfarë temash ka biseduar e rënë dakord në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Presidentja e Kosovës paralajmëroi se do të shkelej sovraniteti dhe Kushtetuta e vendit “në qoftë se dikush bën dialog për urën e Ibrit me Serbinë”.

“Është thënë në publik se ka arritur dakordësi mbi disa çështje me zotin Lajçak. Por, po e përsëris, në qoftë se dikush bën dialog për urën e Ibrit me Serbinë, kjo është shkelje e sovranitetit, e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në asnjë moment nuk është në interes të Kosovës që kjo temë të jetë pjesë e dialogut me Serbinë”, u shpreh prerazi Osmani, që shtoi se në dialog, nuk ka barazi.

Presidentja shtoi se çështja e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë “duhet patjetër të diskutohet me partnerët e sigurisë”, duke kujtuar se edhe vetë marrëveshjet e Brukselit e kërkojnë një gjë të tillë”.

Një ditë më parë, ministri i brendshëm Xhelal Sveçla deklaroi se ura do të hapet shumë shpejt, e për këtë, përmendi koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe bisedat në Bruksel. Edhe zyra e kryeministrit Albin Kurti deklaroi pas takimit Bislimi-Lajcak se “sa i përket urës mbi lumin Ibër, edhe për BE-në është e qartë se nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së saj”.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 19:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?