Osmani paralajmëron mekanizma “Çair 48”- A do të bëhet Komuna e Çairit më në fund efikase në punë?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Gusht, 2025 11:54

Osmani paralajmëron mekanizma “Çair 48”- A do të bëhet Komuna e Çairit më në fund efikase në punë?

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot para ndërtesës së komunës artikuloi ndoshta vërejtjen më të shpeshtë që e dëgjon çdo politikan lokal në këtë mjedis: joefikasiteti dhe mosfunksionimi i shërbimeve komunale.

Në vend të premtimeve të përgjithshme, Osmani doli me një pako mekanizmash konkret si tabelë publike me plan javor dhe status të detyrave, projekti “Çair 48” për përgjigje/zgjidhje të raportimeve brenda 48 orëve, e marta si “ditë e hapur” pa nevojë për prenotim, ekip komunal i shpejtë dhe kalendar publik i takimeve dhe vendimeve të komunës.

Kjo kornizë godet drejtpërdrejt rrënjën e problemit që prej vitesh e ndjek komunën: joefikasiteti, koordinimi i dobët mes shërbimeve dhe mungesa e afateve të dukshme. Qytetarët rrallë e dinë kush është përgjegjës për një problem konkret, kur do të zgjidhet dhe pse vonohet. Tabela publike, nëse vërtet azhurnohet rregullisht dhe saktësisht, mund të sjellë një ndryshim thelbësor që do të jetë vendimtar: dukshmëri të përditshme të punës.

Vendosja e një afati prej 48 orësh për ndërhyrje komunale “të vogla” (gropa, ndriçim rrugor, mbeturina, pika të pasigurta) është ndërmarrje veprimesh ambicioze. Në praktikë, ky standard kërkon disiplinë në pranimin dhe klasifikimin e raportimeve, ekipe të mjaftueshme në terren dhe rezerva në buxhet për riparime të shpejta. Është mirë të bëhet dallimi mes aktiviteteve të komunës si “të shpejta” ose ndërhyrëse dhe punëve “kapitale” dhe në këtë drejtim kjo është një ide e mirë. Qytetarët do ta kuptojnë më shpejt çfarë realisht mund të përfundohet për dy ditë dhe çfarë kërkon projekt dhe tender.

“Dita e hapur” pa caktim termini dhe kalendari publik i aktiviteteve janë hapa që tashmë ekzistojnë në disa komuna, por rrallë funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme. Kyçe do të jetë nëse zyra e kryetarit do të jetë vërtet e qasshme çdo të martë, nëse do të ketë protokoll për ndjekjen e çështjeve që do të arrijnë atë ditë dhe nëse do të publikohen përmbledhje/rezultate për publikun. Përndryshe, edhe kjo mund të shndërrohet në një gjest simbolik, por Osmani premton të kundërtën. Mungesa e transparencës në Komunën e Çairit gjithmonë ka qenë problem – të shohim nëse Osmani fiton, kjo a do të ndryshojë.

Në fjalimin e tij, Osmani paralajmëroi edhe brifingje të mëngjesit me shërbimet, çdo ditë pune në orën 07:30, dhe publikim të planit të detyrave të ditës. Ky ritëm koordinimi mund të “çlirojë” shumë bllokada të vogla mes sektorëve, me kusht që planet të mos mbeten në letër, por të ndiqen dhe të ketë pasoja nëse vonohen.

Nga ana tjetër, përvoja në Çair tregon se problemet rrallë janë njëdimensionale. Përveç organizimit, ekzistojnë kufizime si buxheti, prokurimet publike, koordinimi me Qytetin e Shkupit dhe institucionet shtetërore, si dhe kontestet gjyqësore të gjata për hapësirat publike. Prandaj, paralajmërimet e sotme tingëllojnë inkurajuese, por do të testohen tashmë në javët e para me kërkesat “e vogla” të përditshme të qytetarëve.

Për ta përmbledhur, Osmani goditi nervin e debatit në Çair – joefikasitetin. Në vend të shtyrjeve dhe zënkave politike, ai ofroi masa të cilat mund të verifikohen në kohë reale. Nëse zbatohen me përpikëri, ato do të sjellin një kulturë të re: një komunë që mat, publikon dhe dorëzon. Nëse jo, Çairi do të vazhdojë të përsërisë fjalinë e tij më të njohur. Zgjedhjet më 19 tetor do të tregojnë nëse qytetarët i besojnë këtij kalimi nga retorika në afate rigoroze. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Gusht, 2025 11:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?