Osmani për Kurtin: Nuk dallojmë, jemi të pakompromis

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:41

Osmani për Kurtin: Nuk dallojmë, jemi të pakompromis

Presidentja e Kosovë Vjosa Osmani ka thënë se me Kryeministrin Albin Kurti mund të mos e kenë qasjen e njëjtë, por se sa i përket interesave afatgjata të Kosovës, nuk dallojnë. Ka thënë se sikurse Kurti, është e pakompromis.

Duke folur për veprimet e Qeverisë në veri, Osmani ka thënë se jo vetëm që janë të ligjshme por edhe legjitime.

“Kanë legjitimitet të plotë sepse Kosova si shtet i pavarur dhe sovran duhet ta shtrijë sovranitetin e saj të plotë në çdo cep të territorit’, ka thënë Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ajo ka theksuar për nevojën për të punuar ngushtë me aletatët per këto veprime që ndermerren, për çka ka thënë se insiston vazhdimisht si e para e vendit.

Me Kryeministrin Kurti ka thënë se diskuton shumë hapur për të gjitha çështjet.

“Jo domosdoshmërisht e kemi qasjen e njëjtë, megjithatë sa i përket interesave afatgjata të shtetit tonë, sa i përket synimit final, ne nuk dallojmë. E duam një Kosovë të fuqishme, sovrane në çdo cep të territorit, një Kosovë të integruar në familjen euro-atlantike, në mekanizmat nga të cilat përfitojnë qytetarët tanë, një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht. Mbi të gjitha, një Kosovë ku sundon ligji e jo kriminelët. Prandaj në këtë aspekt jemi të pakompromis. Por, insistimi im i vazhdueshëm është që në mënyrë që të gjitha këto veprime që janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën të jenë me sukses më afatgjatë dhe më të qëndrueshme, duhet vazhdimisht të punojmë bashkë me aleatët tanë’, ka thënë Osmani.

Ka veçuar aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mos të harrojmë që aleanca me Shtetet e Bashkuara është ndër themelet e shtetit tonë. Është ndër shtyllat më të forta të shtetit tonë dhe e tillë është dëshmuar çdo herë kur ne kemi pasur probleme apo sfida me Serbinë, përfshirë edhe sfidën që kishim vitin e kaluar nëpërmjet aktit të agresionit. Ishin SHBA që u siguruan që forcat e shumta ushtarake e policore rreth kufirit me Kosovën të largohen dhe të mos e rrezikojnë Kosovën, siç e bënin”, ka deklaruar Osmani.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?