Osmani për reformat në arsim: Më pak nxënës në klasë, telefonat jashtë klasave

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Gusht, 2025 12:31

Osmani për reformat në arsim: Më pak nxënës në klasë, telefonat jashtë klasave

Bujar Osmani, kandidat për kryetar i Komunës së Çairit, sot para mësimdhënësve paraqiti vizionin e tij për një qasje krejtësisht të re në arsim, me tetë masa sistemike që duhet ta rikthejnë motivimin e mësuesve, të mbështesin prindërit dhe të sigurojnë shkollim dinjitoz për çdo fëmijë, përcjell Flaka Media.

“Nuk ka investim më të rëndësishëm se ai tek fëmijët, por edhe tek ata që kujdesen për ta, mësuesit. Ata janë si prindërit e dytë, me ta fëmijët tanë kalojnë një pjesë shumë të madhe të kohës së tyre dhe duhet të jenë të motivuar, të shpërblyer dhe të respektuar”, tha Osmani në takim.

Ai theksoi se Çairi meriton të jetë komunë ku arsimi do të jetë prioriteti numër një. “Asnjë bulevard, asnjë ndërtesë nuk është më e rëndësishme se mundësia që çdo fëmijë të ketë fëmijëri dinjitoze dhe arsim cilësor. Ky është zemra e vizionit tim për Çairin, një komunë moderne, gjithëpërfshirëse dhe e sigurt.”

Për të siguruar vëmendje dhe kushte më të mira për të mësuar, Osmani tha se do të kufizohet numri i nxënësve në klasat, sidomos në shkollat ku aktualisht ka deri në 35 fëmijë.

“Uniforma, çanta dhe ushqim falas për çdo fëmijë: Masë e orientuar drejt lehtësimit të barrës financiare për prindërit, veçanërisht për familjet me më shumë fëmijë.

Qendër për mbështetje psiko-sociale: Psikologë, logopedë dhe këshillimore do të jenë në dispozicion për të mbështetur shëndetin mendor të fëmijëve – jo vetëm në situata krize, por edhe në mënyrë parandaluese.

Përfshirje e plotë për fëmijët me aftësi të kufizuara: Do të bëhet një rishikim i qasjes në shkolla, do të punësohen profesionistë dhe do të punohet në edukimin dhe pranimin si pjesë e procesit edukativo-arsimor.

Programi “Shtëpia ime e dytë” – aktivitete pas mësimit: Kurse gjuhësore, klube artistike, punëtori teknologjike dhe mësim plotësues, të gjitha këto në shkolla që do të vazhdojnë të funksionojnë edhe pasdite si një ambient i sigurt për fëmijët.

Zhvillimi i sportit shkollor: Rekonstruksioni i sallave dhe oborreve shkollore, ligat shkollore komunale dhe bashkëpunimi me klubet sportive do të sigurojnë aktivitet fizik dhe zhvillimin e frymës ekipore tek fëmijët.

Ndalimi i telefonave celularë në shkollë: Përmes programit “Mëso me mend, jo me ekran”, do të vendoset rregull që telefonat celularë të lihen gjatë orëve, për të përmirësuar vëmendjen dhe për të nxitur komunikimin e drejtpërdrejtë.

Fond për inovacione dhe mbështetje për mësuesit: Mësuesit që tregojnë iniciativë do të marrin mbështetje financiare, për të stimuluar kreativitetin, përkushtimin dhe qasjen inovative në mësimdhënie.

“Për arsimin kemi një program serioz, të detajuar, të krijuar nga bisedat me prindërit, mësuesit dhe fëmijët. Prandaj premtoj: Çairi do të bëhet vend ku çdo fëmijë do të ketë mundësi, ku prindërit do të kenë mbështetje, e mësuesit do të kenë vlerësim”, theksoi Osmani. Flaka Media

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Gusht, 2025 12:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?