Osmani reagon për tabelën në Tabanoc: “Po hiqet prania jonë nga dyert e shtetit”

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Gusht, 2026 16:03

Osmani reagon për tabelën në Tabanoc: “Po hiqet prania jonë nga dyert e shtetit”

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pasi në pikën kufitare në Tabanoc është vendosur një tabelë shtetërore ku mungon mbishkrimi në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani tha se është i dëshpëruar dhe i shqetësuar, duke theksuar se gjuha shqipe nuk i përket asnjë partie politike, por është pjesë e identitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Sot, pa fije shqetësimi, u vendosën tabela shtetërore pa gjuhën shqipe në Tabanoc. Ndoshta dikush mendon se po e shoh këtë si mundësi për opozitarizëm. Sinqerisht, sot nuk kam as vullnet e as dëshirë për politikë. Jam jashtëzakonisht i dëshpëruar dhe i shqetësuar”, shkruan Osmani.

Ai shton se gjuha shqipe është dëshmi se shqiptarët i përkasin këtij shteti dhe se shteti u përket edhe atyre.

“Gjuha shqipe nuk është e një partie. Është e jona. Është ajo që na tregon se edhe ne i përkasim këtij shteti, se edhe ky shtet është i yni”, thekson Osmani.

Në reagimin e tij, ai u bën thirrje edhe mbështetësve të VLEN-it, por edhe qytetarëve maqedonas, që të mos heshtin për këtë çështje.

“Po ju drejtohem edhe juve që e keni mbështetur VLEN-in. Po ju drejtohem edhe miqve të mi maqedonas që po heshtin. Sot po hiqet prania jonë nga dyert e shtetit. A do ta normalizojmë këtë marrëzi?”, përfundon Osmani. Gazeta Flaka

420
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Gusht, 2026 16:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
420
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?