Osmani: Sot emrat, nesër gjuha shqipe – Selimi: Marshi në Tetovë, test i reagimit qytetar – jo protestë partiake

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2026 09:19

Osmani: Sot emrat, nesër gjuha shqipe – Selimi: Marshi në Tetovë, test i reagimit qytetar – jo protestë partiake

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryetari i BDI-së. Bujar Osmani, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e paralajmëruar në Tetovë, duke e lidhur vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve me, sipas tij, rrezikun e cenimit të të drejtave të tjera të shqiptarëve.

Kur thyhet xhami i parë dhe askush nuk reagon, nuk ndalet aty. Pastaj thyhet i dyti, i treti, derisa e gjithë shtëpia mbetet pa mbrojtje. Sot xhami i parë janë emrat shqiptarë që i anuloi Gjykata Kushtetuese. Nesër, siç paralajmëroi me arrogancë Konstadinovski, do të jetë gjuha shqipe. Prandaj marshimi sot nuk është vetëm për emrat e rrugëve, është për ta ndalur dorën para se të thyejë xhamin e radhës”, ka deklaruar Osmani.

Edhe analisti Sefer Selimi e ka komentuar deklaratën e kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, të dhënë në një intervistë për Sitel.

Sipas Selimit, deklarata e Kostadinovskit se: “Do t’i pëlqejë dikujt apo jo, Ligji për gjuhët do të zgjidhet”, nuk ishte “thjesht një deklaratë arrogante”, por “një paralajmërim i qartë se vendimi është parapërcaktuar dhe një sfidim publik në stilin: unë misionin do ta kryej, ndërsa ju nuk keni çfarë të bëni përveçse ta pranoni”.

Ai shtoi se, për këtë arsye, marshi në Tetovë “nuk është një protestë e zakonshme e thirrur nga një parti politike, por një test i reagimit qytetar përballë një tendence për zhbërjen e të drejtave të arritura dhe përdhosjen e dinjitetit të një populli të tërë”.

Tetova duhet të jetë vendi ku secili që ka sadopak ndërgjegje kombëtare e qytetare e ngre zërin, pavarësisht bindjeve apo përkatësisë partiake”, ka përfunduar Selimi. Gazeta Flaka

96
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2026 09:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
96
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?