Para protestës studentore, pushteti në takim pa ministrin e Drejtësisë – Qeveria ende flet për “gjetje zgjidhjesh”

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 13:32

Para protestës studentore, pushteti në takim pa ministrin e Drejtësisë – Qeveria ende flet për “gjetje zgjidhjesh”

Tre orë para protestës së paralajmëruar të studentëve shqiptarë në Shkup, kryeministri Hristijan Mickoski ka zhvilluar takim pune me bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, ku në fokus ishte çështja e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të Jurisprudencës.

Në komunikatën e Qeverisë thuhet se institucionet “po punojnë në mënyrë aktive për të gjetur zgjidhje” në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Por pikërisht këtu lind dilema kryesore: pse kërkohen “zgjidhje të reja”, kur zgjidhja tashmë ekziston në ligjin aktual? Ligji për Përdorimin e Gjuhëve e garanton përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe në procedurat administrative. Problemi nuk duket të jetë mungesa e bazës ligjore, por mungesa e vullnetit për ta zbatuar atë.

Takimi, i mbajtur vetëm pak orë para protestës studentore, po interpretohet më shumë si reagim ndaj presionit publik sesa si përpjekje e sinqertë për zgjidhje. Në vend që të kërkohen formula të reja politike, studentët dhe opinioni publik po kërkojnë zbatim të menjëhershëm të asaj që tashmë është e garantuar me ligj.

Po ashtu, në takim mungoi ministri i Drejtësisë, institucioni që lidhet drejtpërdrejt me problemin dhe që në opinion po shihet si një nga përgjegjësit kryesorë për situatën e krijuar. Mungesa e tij në një takim kaq të rëndësishëm ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje mbi seriozitetin e pushtetit për ta zgjidhur çështjen.

Në komunikatë mungojnë detajet konkrete: nuk ka afate, nuk ka vendim të qartë dhe nuk thuhet nëse studentët shqiptarë do ta kenë menjëherë të drejtën për ta dhënë provimin në gjuhën shqipe.

Kjo ka forcuar bindjen te shumë qytetarë se çështja e gjuhës shqipe vazhdon të trajtohet si temë për menaxhim politik, e jo si e drejtë themelore që nuk duhet të vihet fare në diskutim. Gazeta Fkaka

307
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 13:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
307
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?