Parlamenti Evropian miraton raportin për RMV-në: Alarm për korrupsionin

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2026 10:20 Përditësuar

Parlamenti Evropian miraton raportin për RMV-në: Alarm për korrupsionin

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka deklaruar se dialogu me Bullgarinë mbetet i domosdoshëm, duke theksuar se Shkupi nuk ka alternativë tjetër përveç komunikimit të vazhdueshëm me fqinjët, pavarësisht vështirësive politike.

Komentet e tij erdhën pasi Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) miratoi raportin për përparimin e Maqedonisë së Veriut, të përgatitur nga eurodeputeti dhe raportuesi për vendin, Thomas Weitz. Për raportin votuan 43 eurodeputetë, 17 ishin kundër dhe 13 abstenuan.

“Duhet të kemi më shumë takime të nivelit të lartë. Javën e ardhshme pres që unë dhe presidentja të jemi në Sofje. Nuk kemi luksin të largohemi nga komunikimi me fqinjët tanë”, deklaroi Mucunski, duke akuzuar njëkohësisht Sofjen për mosrespektim të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë.

Në anën tjetër, raporti i AFET-it ngre shqetësime serioze për reformat e ngadalta, sundimin e ligjit dhe korrupsionin, duke theksuar se progresi drejt Bashkimit Evropian mbetet i pamjaftueshëm. Eurodeputetët paralajmërojnë se polarizimi politik vazhdon të pengojë reformat kyçe dhe bëjnë thirrje për bashkëpunim ndërpartiak.

Raporti gjithashtu vë theks të veçantë te korrupsioni i nivelit të lartë, duke theksuar hendekun mes hetimeve publike dhe epilogut gjyqësor, ndërsa paralajmëron për ndërhyrje të huaja dashakeqe dhe fushata dezinformimi që synojnë dobësimin e besimit te institucionet demokratike.

Ndërkohë, eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev hodhi poshtë pretendimet për veto bullgare, duke deklaruar se problemi nuk është Sofja, por zbatimi i obligimeve që Shkupi ka pranuar në kuadër të Kornizës Negociuese.

“Nuk ka veto nga Bullgaria. Ka kushte evropiane të pranuara nga të gjitha shtetet anëtare, përfshirë edhe vetë Maqedoninë e Veriut”, tha Kovaçev.

Në të njëjtën kohë, një iniciativë e re nga kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron synon t’i japë impuls të ri zgjerimit të BE-së, duke propozuar integrim gradual të vendeve kandidate përmes qasjes së hershme në tregun e përbashkët dhe përfshirjes në institucionet evropiane edhe para anëtarësimit të plotë.

Mesazhi që del nga Brukseli mbetet i qartë: reformat, dialogu me Sofjen dhe përmbushja e obligimeve mbeten çelësi për avancimin e rrugës evropiane të vendit. Gazeta Flaka

294
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2026 10:20 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
294
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?