Pas lajmit në Flaka, reagon ASH-ja: Emërimi i babait të Mimoza Musës është nepotizëm

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2026 23:57

Pas lajmit në Flaka, reagon ASH-ja: Emërimi i babait të Mimoza Musës është nepotizëm

Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Arben Taravari, ka reaguar ndaj emërimit të Arif Musës, babait të deputetes dhe nënkryetares së VLEN-it, Mimoza Musa, si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar rastin si shembull të nepotizmit.

Në reagimin e saj, ASH-ja rikujton se Mimoza Musa mandatin e deputetes e fitoi “me votat, besimin dhe mbështetjen organizative të strukturave të Aleancës për Shqiptarët”.

“Kur vendosi ta braktisë Aleancën dhe të mbetet pjesë e VLEN-it, u arsyetua se dëshironte ta vazhdonte betejën kundër nepotizmit, krimit dhe korrupsionit. Sot po e shohim se si e zhvillon këtë ‘betejë’”, thuhet në reagim.

Sipas ASH-së, babai i deputetes, tashmë pensionist, është emëruar në një institucion shtetëror që, sipas tyre, “duhet të menaxhohet mbi bazën e meritës, profesionalizmit dhe përgjegjësisë publike”.

“Në publik flasin për meritokraci, ndërsa në pushtet sistemojnë familjarët. Nëpër studio televizive luftojnë nepotizmin, ndërsa në institucionet shtetërore emërojnë baballarët e tyre”, thuhet më tej.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se ky rast “nuk është luftë kundër nepotizmit”, por “nepotizëm i pastër, i mbështjellë me fjalime për moral dhe ndryshim”.

Partia kërkon që Mimoza Musa të sqarojë rrethanat e emërimit.

“Mimoza Musa duhet të tregojë se kush e propozoi babain e saj, mbi çfarë kriteresh është bërë emërimi dhe si ndodhi që, mes mijëra ekonomistëve dhe profesionistëve të rinj, zgjedhja ra pikërisht mbi familjarin e një nënkryetareje të VLEN-it”, thuhet në reagim.

Në fund, ASH-ja akuzon VLEN-in se ka përdorur pushtetin për interesa familjare.

“Ndërsa të rinjtë presin një mundësi ose largohen nga vendi, VLEN-i kujdeset që familjarëve të funksionarëve të mos u mungojë asnjë pozitë. Mandati i fituar nga Aleanca u përdor për të mbetur në pushtet. Pushteti tani po përdoret për të rehatuar familjen. Ja sa vlejnë premtimet e VLEN-it kundër nepotizmit”, përfundon reagimi. Gazeta Flaka

345
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2026 23:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
345
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?