Lionel Mesi ka fituar një çmim të radhës individual, duke u bërë lojtari më i mirë në histori nga gazeta e njohur spanjolle, “Marka”. Sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës, pasi fitoi çmimin tha disa fjalë në lidhje me atë që ka arritur në karrierë dhe se a ka ndonjë peng.
“Çfarë më ka mbetur në futboll? Falë Zotit mund të them se kam arritur çdo ëndërr që kisha. Ëndrra ime më e madhe ishte të fitoja Kupën e Botës. Kam fituar gjithçka me klubin e jetës sime, Barcelona, kam fituar tituj në PSZH. Nuk mund të kërkojë asgjë tjetër”, tha Mesi për “Marka”-n.
Kujtojmë se Mesi në ndeshjen e fundit me Argjentinën tregoi se përkundër moshës (37-vjeçar) është ende në formë duke shënuar tri gola dhe duke bërë dy asiste.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
18 Tetor, 2024 20:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.