Pasuesi i Pep Guardiolas? Emri i Kompany ndez spekulime
Vincent Kompany po vazhdon të shkruajë një kapitull të suksesshëm me Bayern Munich, ku skuadra tashmë ka siguruar titullin kampion dhe mbetet në garë për tripletën sezonale.
Sipas raportimeve të SPORT BILD, Kompany vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Manchester City, pavarësisht kontratës së tij afatgjatë në Gjermani.
Ish-kapiteni i “Qytetarëve” shihet ende si një nga kandidatët e mundshëm për të pasuar Pep Guardiola në të ardhmen, nëse klubi anglez vendos për një ndryshim në stol.
Raportet sugjerojnë se drejtuesit e Manchester Cityt po shpresojnë për një skenar të veçantë: nëse Kompany arrin sukses të madh, përfshirë tripletën me Bayernin, ai mund të konsiderojë një sfidë të re në karrierën e tij.
Megjithatë, te Bayern Munich qëndrimi është i qartë. CEO i klubit Jan-Christian Dreesen ka hedhur poshtë çdo mundësi largimi në këtë moment.
“Ne sapo ia kemi zgjatur kontratën Vincentit, prandaj për ne kjo çështje nuk ekziston”, u shpreh Dreesen.
Aktualisht, Kompany ka kontratë deri në vitin 2029 dhe Bayern po planifikon afatgjatë me të në krye të projektit sportiv.
Flaka
















