PDK-ja e pranon Shiroka-Pulën për presidente – Duket një dritë në fund të tunelit – Mblidhen deputetët
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se ish-ministrja e PDK-së, Justina Shiroka-Pula, është emër i pranueshëm për këtë parti për postin e Presidentes së Kosovës.
Në një konferencë për media, Hamza tha se PDK-ja pret që të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara, ndërsa bëri të ditur se si kundërkandidate për Presidente do ta propozojnë deputeten e kësaj partie, Eliza Hoxhën.
“Mendoj që është dashur të ketë seriozitet në këtë çështje dhe për situatën se ku duam ta dërgojmë vendimin”, tha Hamza. Ai bëri të ditur se pas konferencës do të shkojnë në sallën e Kuvendit, duke përsëritur se presin votimin e Ligjit.
“Nga kjo konferencë do të shkojmë në sallë dhe presim të votohet Ligji”, u shpreh ai.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, pasi kanë pranuar propozimin e Albin Kurtit që Justina Shiroka Pula të jetë candidate për presidente.
Pas tyre, kanë filluar të hyjnë edhe deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata ët Aleancës.
Nuk dihet ende se kur pritet saktësisht të nisë seanca me dy pika të rendit të ditës, Ligji për Specialen dhe votimi i Shiroka Pulës për presidente.
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, e ka konfirmuar për Klan Kosovën se edhe kjo parti po kthehet në seancë parlamentare.
Ata pritet të votojnë pro ligjit për Gjykatën Speciale.












