Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Tetor, 2026 00:10

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës. 81 deputetë kanë votuar për Shiroka-Pulën në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Shiroka-Pula, ish-ministre e Partisë Demokratike të Kosovës, u propozua për Presidente nga kryeministri Albin Kurti.

Pas procesit të votimit, zonja Justina Shiroka-Pula, para deputetëve, bëri betimin si presidente, konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Justina Shiroka-Pula është ekonomiste, profesoreshë universitare dhe akademike kosovare. Ajo ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë dhe ka një karrierë të gjatë në akademi, ekonomi, administratë publike dhe politikë.

Në vitin 1976 ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i ka kryer në Universitetin e Zagrebit, ku është diplomuar në vitin 1984. Doktoraturën e ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, me temën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Karrierën profesionale e ka nisur në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa nga viti 1978 është angazhuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Gjatë karrierës akademike ka punuar në fushën e kërkimeve operacionale, metodave matematikore dhe statistikore, menaxhmentit, zhvillimit të bizneseve dhe procesit të vendimmarrjes.

Ajo ka pasur edhe angazhime akademike jashtë Kosovës. Ka ligjëruar në Universitetin e Tetovës gjatë viteve 1994–1999 dhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë gjatë viteve 2003–2004. Gjithashtu ka kryer studime pasdoktorale në Universitetin e Lincit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në SHBA.

Shiroka-Pula ka pasur edhe një rol të rëndësishëm në shoqërinë civile, veçanërisht në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore, zhvillimit të biznesit dhe ndërmarrësisë. Në vitin 2001 ishte ndër themelueset e Rrjetit të Biznesit të Grave Kosovare.

Në politikë, ajo ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave e Kosovës nga viti 2008 deri më 2011, ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës.

Në vitin 2016 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2020 u bë anëtare e rregullt e ASHAK-ut. Në dhjetor 2025 u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, duke u bërë gruaja e parë në krye të këtij institucioni.

Sot, në fokus për Presidencën

Më 6 tetor 2026, Justina Shiroka-Pula është bërë figurë qendrore në zhvillimet politike në Kosovë, pasi kryeministri Albin Kurti e ka propozuar për Presidente të Kosovës.

Kandidatura e saj vjen ndërsa ajo aktualisht drejton ASHAK-un dhe ka pas vetes një karrierë disa-dekadëshe në akademi, administratë publike dhe politikë. Gazeta Flaka

310

SI PO I PËRBALLONI SHPENZIMET MUJORE PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMEVE?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Tetor, 2026 00:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
310

SI PO I PËRBALLONI SHPENZIMET MUJORE PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMEVE?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut