Pep Guardiola dorëzohet para Realit: Kemi shanse minimale për t’i mposhtur

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Shkurt, 2025 11:16

Pep Guardiola dorëzohet para Realit: Kemi shanse minimale për t’i mposhtur

Pep Guardiola ka deklaruar se Manchester City ka vetëm ‘një përqind’ shanse për të mposhtur Real Madridin dhe për t’u kualifikuar tutje.  City dukej që papritmas e gjeti formën e vjetër pasi mposhti Newcastle në Ligën Premier me rezultat 4-0 në një ndeshje ku shkëlqeu Omar Marmoush me het-trik.

Kampioni në fuqi i Anglisë tashmë përballet me misionin e vështirë për ta mbajtur atë nivel për ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’ të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit. ‘Qytetarët’ e humbën ndeshjen e parë me rezultat 3-2 në ‘Etihad’ pasi morën epërsinë dy herë përmes Erling Haaland.

Përkundër paraqitjes së tyre ndaj Newcastle, Guardiola ka thënë se ekipi i tij ‘nuk është ende i mirë’ pasi beson se kanë vetëm ‘një përqind’ shans për ta mposhtur Real Madridin në shtëpi.

“Diferenca për të fituar në Bernabeu në atë pozicion, të gjithë e dinë se nëse pyesni para ndeshjes, përqindja për të avancuar tutje, nuk e di, ne shkojmë me një përqind, do të jetë minimale, por aq sa keni shans, ne do të përpiqemi, kjo është e sigurt”.

“Këtë sezon, nëse flasim realitetin, kemi qenë me milje, milje larg. Nëse më thoni, nëse luani si të shtunën, ne përfunduam në vendin e 22-të në Ligën e Kampionëve, ne duhej të përfundonim më lartë”

“Por realiteti është se ne me të vërtetë kemi qenë të dobët në rezultate këtë sezon dhe jo vetëm për një ndeshje, ata luajtën mirë (ndaj Newcastle) por kjo nuk do të ndryshojë opinionin, realitetin, skuadrën, ne nuk jemi ende mirë”, ka thënë Guardiola.

23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Shkurt, 2025 11:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?