Për inat të Ali Ahmetit nuk guxon të sakrifikohet gjuha shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2026 13:32

Për inat të Ali Ahmetit nuk guxon të sakrifikohet gjuha shqipe

Shkruan: Naim Sinani

Pak problem janë goditjet ndaj Ali Ahmetit dhe BDI-së. Madje, shumë prej kritikave nga eksponentë të koalicionit VLEN për keqqeverisjen 20-vjeçare qëndrojnë. Por kjo nuk i arsyeton deklaratat e askujt se gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni.

Një deklaratë e tillë nuk dëmton individë apo parti politike, por shqiptarët në përgjithësi. Ajo vetëm sa inkurajon Gjykatën Kushtetuese që të abrogojë disa nene të Ligjit për gjuhët, duke rrezikuar përdorimin e shqipes në sistemin e drejtësisë. Dhe nuk ka gjë më cinike sesa arsyetimi se në Kushtetutë dhe ligj nuk shkruan “gjuha shqipe”, por “gjuha që e flasin 20%”.

Ky formulim mund të jetë ofendues, por nuk e ndryshon thelbin: ekziston obligim kushtetues për trajtimin e shqipes si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, sipas Nenit 7 të Kushtetutës. Megjithatë, është po aq e qartë se shqipja nuk është e barabartë me maqedonishten. Neni 7 e definon maqedonishten si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin dhe në përdorim ndërkombëtar, ndërsa gjuhën që e flasin mbi 20% e popullsisë – pra shqipen – si gjuhë në përdorim zyrtar brenda vendit.

Po ashtu, Kushtetuta garanton që çdo qytetar mund të komunikojë me institucionet në njërën nga gjuhët zyrtare dhe të marrë përgjigje në të njëjtën gjuhë. Por në praktikë kjo shpesh shkelet. Qytetarët detyrohen të plotësojnë formularë në dy gjuhë, sepse dokumentet vetëm në shqip nuk pranohen.

Pra, në vend që partitë shqiptare të shtyjnë përpara zbatimin maksimal të të drejtave gjuhësore, debati është kthyer mbrapa: a është apo jo shqipja gjuhë zyrtare. Ky është regres, jo debat.

Ironikisht, më përpara në këtë drejtim doli edhe lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili deklaroi se jurisprudenca duhet të promovohet edhe në gjuhën shqipe – një qëndrim më i qartë sesa ai i disa politikanëve dhe ekspertëve shqiptarë.

Në fund, një vijë e kuqe duhet të jetë e padiskutueshme: çështjet me interes kombëtar nuk negociohen për pazare politike. Nuk mund të lihet në dorë të faktorëve maqedonas zgjedhja e partnerit shqiptar bazuar në atë se kush bën më shumë koncesione në dëm të gjuhës dhe të drejtave kolektive.

Sa për kritikat ndaj BDI-së, ato janë të shumta dhe shpesh të drejta. Por një gjë duhet të jetë e qartë: për inat të një partie apo lideri, nuk guxon të dëmtohet një popull i tërë.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2026 13:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?