Në lagjen Piskotë të Gjakovës, një fabrikën e dyshekëve është përfshirë nga flakët. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe fabrika po digjet që nga pasditja.
Policia rajonale e Gjakovës ka njoftuar se deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.
“Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, ka thënë Sheremet Elezaj nga policia.
Nga kompania kanë konfirmuar se punëtorët janë evakuuar me kohë, por thonë që nuk dihen akoma shkaqet e zjarrit.
Lidhur me zjarrin e ka reaguar dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
“Kjo është humbje për kompaninë, për Gjakovën dhe Kosovën. Edhe në këtë orë, zjarrëfikësit po luftojnë për ta mbrojtur një nga pjesët vitale të prodhimit që deri tani nuk është dëmtuar”, shkruan Gjini.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
9 Janar, 2026 10:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.