Përparim Rama: “Prishtina është me ju” – mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë në Shkup
Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar çështjen e gjuhës shqipe si të drejtë kushtetuese dhe themelore të çdo shqiptari.
Në reagimin e tij publik, Rama shkruan se “gjuha shqipe nuk është privilegj, është e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut”.
Duke iu referuar protestës së paralajmëruar për më 18 maj para Ura e Gurit në Shkup, ai theksoi se studentët po ngrihen për të mbrojtur “dinjitetin, identitetin dhe të drejtën e tyre legjitime”.
“Kjo nuk është vetëm një betejë studentore — është një kauzë kombëtare dhe demokratike”, deklaroi Rama.
Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen përtej dallimeve politike dhe ideologjike në mbështetje të studentëve shqiptarë.
“Heshtja përballë diskriminimit është bashkëfajësi. Prandaj, sot është koha që të gjithë shqiptarët, pa dallim partie, ideologjie apo vendbanimi, të qëndrojnë krah studentëve dhe të kërkojnë me një zë: ligji të zbatohet dhe gjuha shqipe të respektohet”, theksoi ai.
Në fund të reagimit, kryetari i Prishtinës dërgoi edhe një mesazh simbolik solidariteti: “Prishtina është me ju.” Gazeta Flaka
















