Përplasja për deklaratat e Ramës: Meidani e Selimi kundër tezave të Shasivarit dhe kritikës së Azizit

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Qershor, 2026 22:24

Përplasja për deklaratat e Ramës: Meidani e Selimi kundër tezave të Shasivarit dhe kritikës së Azizit

Debati i nxitur pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka prodhuar reagime të shumta në hapësirën shqiptare, por disa prej tyre po interpretohen si përpjekje për të shmangur thelbin e kritikës dhe për ta zhvendosur vëmendjen drejt teorive të komplotit, shkruan Gazeta Flaka

Ambasadori Denion Meidani reagoi me një mesazh të qartë diplomatik, duke theksuar se “ata që jetojnë në shtëpi prej xhami nuk duhet të hedhin gurë”, duke lënë të kuptohet se para se të akuzojnë të tjerët, disa figura publike duhet të reflektojnë mbi rolin e tyre në proceset politike dhe ligjore që kanë prodhuar zgjidhje të paplota dhe interpretime të diskutueshme.

“Ata që jetojnë në shtëpi prej xhami, nuk duhet të hedhin gurë. Disa kanë një talent të veçantë: sa herë flitet për individë që, nën petkun e patriotizmit, ambientalizmit apo ekspertizës, u shërbejnë axhendave të caktuara, vetëofrohen menjëherë si të akuzuar. Nuk e di pse e marrin kaq personalisht. Ndoshta sepse këto dy vite kanë qenë ndër arkitektët, ose draftuesit apo promotorët politikë të interpretimeve të shtrembëruara dhe zgjidhjeve gjysmake që kanë dobësuar të drejtat që pretendojnë se i mbrojnë, ndërkohë që dihet kujt axhende po i shërbejnë, sigurisht, përveç interesit personal. Para se të flasin për komplote dhe teori të mëdha, ndoshta duhet të flasin pak për bilancin e tyre. Jo çdo kritikë është sulm. Jo çdo vetëviktimizim është argument. Jo çdo titull është kontribut”, shkruan Meidani.

Në të njëjtën linjë u pozicionua edhe analisti Sefer Selimi, i cili vlerësoi se referencat e Ramës nuk kishin të bënin me shqiptarët e Tetovës apo Kosovës, por me rrjetet e dezinformimit dhe propagandës që operojnë për interesa të caktuara politike. Sipas tij, përpjekja për ta paraqitur këtë debat si sulm ndaj Tetovës dhe Kosovës është një interpretim i qëllimshëm që synon të shmangë diskutimin mbi përgjegjësitë reale.

Selimi kritikoi ashpër edhe mbrojtësit e disa zgjidhjeve ligjore që, sipas tij, kanë prodhuar pasoja negative për të drejtat e shqiptarëve, duke veçuar Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat si dhe propozimet që prekin zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

“E di shumë mirë Edi. Meqë Mickoski ua merr publikisht fytyrën partnerëve të vet, të cilët vetë i përzgjodhi për të “përfaqësuar” shqiptarët – herë me veprime politike e herë me deklarata publike – duket se u duhet një fytyrë tjetër “më kredibile” për ta mbrojtur pafuqinë dhe këmbënguljen për të qëndruar me çdo kusht në qeveri. Këtë rol, siç duket ia paskan ndarë prof. Shazivarit, kolegut të ngushtë të Karakamishevës dhe hartuesit të gjysmë-zgjidhjeve e ligjeve skandaloze që shiten si “arritje historike”. Me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, profesori si bashkautor dhe mbrojtës publik i tij po legjitimon diskriminimin. Ndërsa me propozimin gjysmak për provimin e jurisprudencës po degradon dhe zhvlerëson Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duke e futur gjuhën shqipe në një labirint interpretimesh arbitrare e burokratike. Më bie në sy fraza: “…Nga Tetova e universiteteve dhe e qëndresës, mesazhi për Edi Ramën është i qartë: gurët tanë janë gurë të themelit kombëtar, jo të propagandës sate!…”. Vërtet Tetova është gur themeli kombëtar. Por gurët që përfaqëson dhe mbron ky profesor janë gurë pa flamur e pa himn kombëtar; janë gurë “etikë”, jo etnikë; janë të përzgjedhur, jo të zgjedhur. Prandaj, nuk mund të jenë gurë themeli. Mund të jenë vetëm gurë dekori. Referenca që bën Kryeministri Rama lidhet me sulmet hibride të dezinformimit, të cilat prodhohen, kurohen dhe shpërndahen edhe nga këto qendra propagandistike të vendosura në Tetovë dhe Kosovë për të manipuluar qytetarët e Shqipërisë. E di shumë mirë Edi”, shkruan Selimi.

Ndërkohë, reagimet që e krahasojnë retorikën e Ramës me praktika të së kaluarës komuniste po konsiderohen nga mbështetësit e tij si përpjekje për të shmangur debatin mbi fenomenin e dezinformimit politik. Sipas tyre, problemi nuk janë qytetarët e Tetovës apo Kosovës, por strukturat propagandistike që përdorin identitetin kombëtar për interesa politike dhe personale.

Përkrahësit e kësaj qasjeje vlerësojnë se kritika politike nuk duhet të trajtohet si sulm ndaj një komuniteti të tërë dhe se vetëviktimizimi nuk mund të zëvendësojë argumentin politik. Në këtë kontekst, debati i fundit po shihet si përplasje mes atyre që kërkojnë llogaridhënie dhe atyre që, përballë kritikave, zgjedhin narrativën e komplotit dhe viktimizimit.

Meidani e Selimi i reaguan profesor Jeton Shasivarir dhe eksponentit te VLEN-it qeveritar, Adnan Azizi.

Shasivari reagoi ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ato si përpjekje për të krijuar një “armik të jashtëm” dhe për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme në Shqipëri.

Sipas tij, Tetova dhe Kosova nuk janë burim i asnjë komploti kundër Shqipërisë, por pjesë e boshtit kombëtar shqiptar. Shasivari vlerësoi se kritikat ndaj qeverisjes nuk mund të etiketohen si sulm ndaj interesave të vendit, duke theksuar se korrupsioni dhe mungesa e llogaridhënies janë sfidat reale me të cilat përballet Shqipëria.

E, Adnan Azizi kushte shkruajt: “Po ç’pati ky tani me kosovarët dhe tetovarët”. Gazeta Flaka

104
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Qershor, 2026 22:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?