Përplasja për Gruevskin, LSDM akuzon Mickoskin për fshehje të së vërtetës: Kërkesa nuk u dërguan kurrë!

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2026 18:30 Përditësuar

Përplasja për Gruevskin, LSDM akuzon Mickoskin për fshehje të së vërtetës: Kërkesa nuk u dërguan kurrë!

LSDM-ja opozitare akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski se po fsheh të vërtetën lidhur me statusin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe pretendimet për shtetësinë e tij hungareze. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, deklaroi se mohimi i Mickoskit se nuk ka informacione për shtetësinë e Gruevskit është vetëm një tjetër “gënjeshtër politike”.

Kuzeska tha se për më shumë se një muaj institucionet kanë paralajmëruar përgatitjen e dokumenteve për ekstradim, por sipas saj, ato dokumente nuk janë dërguar asnjëherë. Ajo shtoi se LSDM prej muajsh ka paralajmëruar se Gruevski posedon shtetësi dhe dokumente udhëtimi nga vende të tjera, përfshirë Hungarinë.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë theksoi se, pavarësisht spekulimeve dhe informacioneve jozyrtare për statusin e tij në Hungari, Nikolla Gruevski mbetet shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe vazhdon të jetë subjekt i vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe procedurave aktive. Ministria shtoi se procesi për ekstradimin e tij vazhdon në përputhje me ligjet vendore dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Çështja u rikthye në fokus pasi mediat hungareze raportuan se Gruevski, i cili u arratis në Hungari në vitin 2018 dhe fitoi azil politik, ka themeluar një kompani konsulence në vitin 2021, e cila sipas raportimeve gjeneron të ardhura të qëndrueshme. Po ashtu, mediat ndërkombëtare, duke iu referuar burimeve qeveritare hungareze, raportojnë se ai ka marrë shtetësi hungareze në vitin 2022, gjë që mund ta komplikojë më tej mundësinë e ekstradimit.

Analisti politik Petar Arsovski vlerëson se kthimi i Gruevskit në Maqedoninë e Veriut është pothuajse i pamundur. Sipas tij, azili politik mund të revokohet në rrethana të caktuara, por shtetësia është një kategori juridike shumë më e vështirë për t’u kontestuar ose hequr.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë insiston se po përdoren të gjitha mekanizmat juridikë, diplomatikë dhe bilateralë për ta sjellë ish-kryeministrin para drejtësisë.

Nikolla Gruevski mbetet figurë qendrore në disa procese gjyqësore. Ai ka dënime të formës së prerë në rastet “Tanku”, “Dhuna në Qendër” dhe “Parcelat në Vodno”, ndërsa disa procese të tjera si “Talir 1”, “Talir 2” dhe “Titanik” ende vazhdojnë. Gazeta Flaka

99
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2026 18:30 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
99
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?