Përplasje LSDM–VMRO-DPMNE: Akuza për borxhin, referendumin dhe integrimet evropiane

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 28 Maj, 2026 16:59

Përplasje LSDM–VMRO-DPMNE: Akuza për borxhin, referendumin dhe integrimet evropiane

LSDM ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE se po pranon publikisht mungesën e mjeteve financiare për organizimin e një referendumi, për të cilin, sipas opozitës, qytetarët duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.

Nga LSDM thonë se fondet publike po orientohen drejt tenderëve dhe jo drejt prioriteteve qytetare.

“Ky është një tjetër konfirmim se nuk ka para në buxhet. E kemi thënë këtë për muaj të tërë, sepse ata marrin hua çdo ditë. Ka para vetëm për grupin kriminal VMRO”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Partia opozitare renditi një sërë tenderësh dhe kontratash publike për kompani të ndryshme, duke pretenduar se qeveria ka mjete për shpenzime të tilla, por jo për rritje pagash, subvencione, masa sociale dhe referendum.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, duke e akuzuar atë për, siç thonë, promovim të agjendës bullgare dhe pranimin e ultimatumeve lidhur me ndryshimet kushtetuese.

“I verbuar nga dëshira për të ardhur në pushtet, Venko Filipçe është shndërruar në një emisar special bullgar”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Partia në pushtet argumenton se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk është kushti i vetëm për integrimin evropian, duke iu referuar deklaratave të presidentit bullgar për çështje historike, identitare dhe gjuhësore.

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe ish-udhëheqjen e saj për mungesë reagimi ndaj deklaratave që, sipas tyre, kontestojnë identitetin maqedonas, ndërsa vlerëson se çështjet identitare nuk duhet të jenë objekt kompromisesh politike.

Debati mes pushtetit dhe opozitës po zhvillohet në një periudhë kur çështja e ndryshimeve kushtetuese dhe procesi eurointegrues mbeten ndër temat më të diskutuara në vend. Gazeta Flaka

80
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 28 Maj, 2026 16:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
80
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?