Pesë vite nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë: U dënuan drejtorët, firma realizuese pa fajësi

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Shtator, 2026 15:45

Pesë vite nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë: U dënuan drejtorët, firma realizuese pa fajësi

Sot bëhen pesë vjet nga zjarri tragjik që përfshiu spitalin modular në Tetovë, më 8 shtator 2021, përcjell TV21. Në këtë tragjedi humbën jetën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Nga 14 viktimat, 12 ishin pacientë që po trajtoheshin nga Covid-19, ndërsa dy ishin të afërm të tyre që ndodheshin në spital.

Pesë vite pas ngjarjes, në vendin ku ndodhi tragjedia është vendosur edhe një pllakë përkujtimore në nderim të viktimave. Memoriali është vendosur nga persona anonimë, pa u bërë e ditur se kush qëndron pas vendosjes së tij.

Ndërkohë, pas një procesi të gjatë gjyqësor, drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florian Besimi dhe Artan Etemi, u dënuan me nga tre vjet burg për vepra të rënda kundër sigurisë publike. Subjekti juridik, Spitali Klinik i Tetovës, u gjobit me një milion e 300 mijë euro.

Në një zhvillim tjetër, në gusht të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbylli hetimin lidhur me prokurimet publike për ndërtimin e 19 spitaleve modulare në vend.

Sipas Prokurorisë, nuk janë gjetur baza për dyshim për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar apo për ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Pesë vjet pas zjarrit, kujtimi për 14 viktimat mbetet i gjallë, ndërsa tragjedia e spitalit modular në Tetovë vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të rënda të periudhës së pandemisë në vend. Gazeta Flaka

267

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Shtator, 2026 15:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
267

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut