Petar Bogojeski nga koalicioni qeveritar: Në Shqipëri në shqip, këtu është Maqedoni!

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 23:17

Petar Bogojeski nga koalicioni qeveritar: Në Shqipëri në shqip, këtu është Maqedoni!

Petar Bogojeski nga koalicioni qeveritar ka reaguar lidhur me kërkesat e studentëve shqiptarë për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, duke theksuar se testet zyrtare në Maqedoninë e Veriut zhvillohen në gjuhën maqedonase, shkruan Gazeta Flaka.

“KJO ËSHTË MAQEDONI dhe këtu testet zyrtare jepen në gjuhën maqedonase! Në Shqipëri në shqip! Në Serbi në serbisht! Në Bullgari në bullgarisht! Në Greqi në greqisht!”, ka shkruar Bogojeski.

Ai ka shtuar se në procedurat gjyqësore gjuha zyrtare është maqedonishtja dhe se kjo, sipas tij, bazohet edhe në Kushtetutë.

“Gjuha e vetme zyrtare në procedurat gjyqësore është gjuha maqedonase dhe kjo është kështu edhe sipas Kushtetutës dhe me votat e të gjitha partive shqiptare në Kuvend.” deklaroi Bogojeski.

Deklarata e tij vjen në kohën kur studentët shqiptarë po kërkojnë që provimi i jurisprudencës dhe provimet tjera profesionale të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe, duke iu referuar Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe të drejtës për përdorim zyrtar të shqipes në institucionet shtetërore. Gazeta Flaka

335
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 23:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
335
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?