Policia ka ngritur kallëzime penale për “pastrim të parave” dhe “organizimin e lojërave të fatit pa licenca”.
Në kallëzime janë përfshirë një person juridik nga Dojrani dhe një 72 vjeçari nga Shkupi, pronarë dhe drejtues i subjektit juridik. Në kallëzime janë përfshirë edhe tre persona të tjerë gjithashtu për pastrim të parave dhe bashkëveprim në kryerje të veprës penale. Bëhet fjalë për dy të dyshuar nga Dojrani dhe një nga Shkupi. Sipas policisë të dyshuarit nga viti 2017 deri në vitin 2019 kanë organizuar lojëra të fatit pa pasur licencë, ndërsa tre të dyshuarit për bashkëveprim në vepër penale, paratë e fituara nga lojërat e fatit të organizuara në mënyrë jo ligjore i kanë futur në llogari të 72 vjeçarit me iniciale K.K nga Dojrani. Ky i fundit paratë i ka paraqitur si huamarrje dhe më pas i ka kthyer në bankë për të paguar kredinë. Shuma e parave të pastruara në këtë mënyrë ka arritur mbi 1.6 milion euro. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
25 Shtator, 2024 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.