Portieri Neuer njofton tërheqjen nga kombëtarja gjermane

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Gusht, 2024 16:48 Përditësuar

Portieri Neuer njofton tërheqjen nga kombëtarja gjermane

Portieri Manuel Neuer, ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Gjermanisë. Nëpërmjet një video të postuar në profilin e tij, 38-vjeçari ka bërë të ditur largimin nga “pancerat”.

Neuer thotë se është krenar për atë që ka arritur me fanellën e Gjermanisë, që nga debutimi i tij në vitin 2009.

“Kjo ditë duhej të vinte në një moment. Kushdo që më njeh e di se ky vendim nuk ishte i lehtë për mua.

Kanë kaluar mbi 15 vjet që nga debutimi im, kur luajtëm në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe isha jashtëzakonisht nervoz.

Kur shikoj prapa sot, mbushem me krenari dhe gjithashtu me shumë mirënjohje që kam qenë në fushë me të gjithë bashkëlojtarët e mi dhe gjithashtu kam qenë kapiten i kombëtares gjermane të futbollit për më shumë se shtatë vjet.

Personalisht më ka pëlqyer të vesh fanellën e kombëtares gjermane. Faleminderit shumë për këtë”, u shpreh Neuer.

Portieri 38-vjeçar bëri debutimin e tij në Gjermani në vitin 2009 dhe përfaqësoi vendin e tij në 124 ndeshje, më shumë se çdo portier tjetër gjerman.

Ai ishte pjesë e ekipit gjerman që përfundoi i treti në Kupën e Botës 2010 dhe fitoi Kupën e Botës 2014.

Neuer tashmë do të vazhdojë karrierën si lojtar, pasi është pjesë e skuadrës së Bayern Munich. /tvklan.al

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Gusht, 2024 16:48 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?