Liderët e koalicionit VLEN kanë publikuar në sinkronizim të plotë të njëjtin mesazh në rrjetet sociale, duke premtuar se “Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira.”
Ky reagim vjen vetëm një ditë para protestës studentore të paralajmëruar për të hënën në Shkup, protestë e cila tashmë ka marrë jehonë të madhe publike dhe mbështetje të gjerë nga shqiptarët në vend, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova.
Në opinion po komentohet se pikërisht vala e reagimeve dhe presioni publik kanë detyruar qeverinë dhe drejtuesit e VLEN-it të reagojnë në momentet e fundit për çështjen e gjuhës shqipe dhe provimit të jurisprudencës.
Analistja shqiptare Nafie Selmani reagoi menjëherë pas publikimit të mesazheve nga liderët e VLEN-it, duke shprehur mosbesim ndaj këtij premtimi.
“Kush ju beson? Unë JO!”, shkroi Selmani në reagimin e saj publik.
Debati për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës ka nxitur reagime të shumta politike, qytetare dhe akademike, ndërsa protesta e studentëve shqiptarë në Shkup pritet të mbahet më 18 maj para Urës së Gurit. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
17 Maj, 2026 21:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.