Presidenti i Atlético Madrid mbron Julián Álvarezin: “Është këshilluar keq, por nuk kemi asnjë dyshim për të”
Presidenti i Atlético Madridit, Miguel Ángel Gil Marín, ka folur për herë të parë rreth situatës së Julián Álvarezit, duke i dhënë mbështetje të plotë sulmuesit argjentinas mes spekulimeve për të ardhmen e tij.
Gil Marín deklaroi se beson se lojtari është këshilluar keq që nga përfundimi i sezonit, por theksoi se kjo nuk ndryshon aspak vlerësimin që klubi ka për karakterin dhe profesionalizmin e tij.
“Julián është këshilluar keq që nga fundi i sezonit, por kjo më bën të besoj se paraqitjet dhe qëndrimi i tij do të mbeten të njëjta: ai është një futbollist shumë i mirë, një njeri i mirë dhe një profesionist i vërtetë,” u shpreh Gil Marín.
Numri një i klubit madrilen shtoi se Atlético e njeh shumë mirë sulmuesin pas dy sezoneve të kaluara së bashku dhe nuk ka asnjë dyshim për përkushtimin e tij.
“Gjithçka varet nga qëndrimi i lojtarit dhe paraqitjet e tij në fushë. Atlético Madrid dëshiron futbollistë të përkushtuar dhe që japin maksimumin në çdo ndeshje. Ëndrra ime, ashtu si e çdo tifozi të Atlético Madridit, është ta shohim Juliánin duke shënuar gola dhe duke fituar trofe me këtë klub. Besoj se pikërisht kjo do të ndodhë,” përfundoi ai.
Deklaratat e presidentit vijnë në një moment kur e ardhmja e Julián Álvarezit ka qenë objekt i shumë spekulimeve në merkaton e verës, ndërsa Atlético Madrid synon ta mbajë argjentinasin si një nga figurat kryesore të projektit të klubit.
Flaka
















