Presidenti i Sportingut të Lisbonës, Frederico Varandas, ka sqaruar se deri tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë për Viktor Gyokeres, duke mohuar spekulimet për një interes konkret nga Juventus, United dhe Arsenal.
Ai theksoi se shuma prej 70 milionë eurosh që përmendet në media nuk është e mjaftueshme për kartonin e sulmuesit suedez.
“Për momentin, nuk ka mbërritur asnjë ofertë për Gyokeres. Por mund t’ju them se 70 milionë Eurot për të cilat është folur në orët e fundit nuk do të ishin të mjaftueshme. Nuk është e vërtetë që i kam premtuar se do të largohet. Ky lloj shantazhi nuk funksionon për mua dhe me këtë veprim nga agjenti, situata vetëm sa do të përkeqësohet”, tha Varandas.
Juventusi është përfolur për interesim ndaj sulmuesit suedez, por për momentin duket se nuk ka kushte të favorshme që të përmbushë kërkesat financiare të klubit portugez. Vetëm një shitje e rëndësishme apo të ardhura nga kompeticione si Kupa e Botës për Klube mund të ndihmojnë për një ofertë në të ardhmen.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Qershor, 2025 17:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.