Prill i errët në Gostivar: dy raste që tronditën sistemin dhe opinionin publik

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2026 11:42

Prill i errët në Gostivar: dy raste që tronditën sistemin dhe opinionin publik

Dy raste të rënda të raportuara gjatë muajit prill në Gostivar kanë rikthyer në vëmendje debatin për dhunën seksuale ndaj të miturve dhe mekanizmat e mbrojtjes institucionale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të publikuara nga institucionet hetimore, në rastin e parë bëhet fjalë për një të mitur 15-vjeçar, i cili dyshohet për ngacmim dhe dhunë seksuale ndaj një familjareje të tij. Ngjarja, sipas dëshmive, dyshohet të ketë nisur më herët dhe më pas të ketë eskaluar, duke çuar në ndërhyrjen e organeve të drejtësisë. Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në rastin e dytë, Prokuroria e Gostivarit ka hapur procedurë hetimore ndaj një 28-vjeçari, i punësuar në një shkollë fillore, nën dyshimet për abuzim seksual dhe shantazh ndaj një të miture 14-vjeçare. Sipas hetimeve, i dyshuari fillimisht ka ushtruar presion përmes rrjeteve sociale dhe më pas ka shfrytëzuar situatën për të realizuar një takim, pas të cilit dyshohet se ka ndodhur akti i abuzimit. Më vonë, sipas Prokurorisë, ai ka tentuar ta shantazhojë sërish viktimën dhe ka shpërndarë materiale intime, çka e ka rënduar edhe më tej veprën penale. Prokuroria ka vlerësuar se ekziston rrezik arratisjeje dhe ndikimi mbi viktimën, duke kërkuar paraburgim.

Në një rast tjetër të ndarë, një 74-vjeçar nga Çegrani është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për vepër penale të lidhur me abuzim seksual ndaj një fëmije, e kryer më herët.

Këto raste kanë nxitur shqetësim publik për rritjen e dukurive të tilla. Sipas regjistrit zyrtar për pedofilinë në vend, aktualisht janë të evidentuar 23 persona me dosje për vepra të ngjashme.

Për sociologun Driton Zenku, këto raste nuk duhen parë si incidente të izoluara, por si sinjal për probleme më të thella shoqërore dhe institucionale.

“Kur raste të tilla përsëriten dhe bëhen më të dukshme, kjo tregon jo vetëm për ekzistencën e krimit, por edhe për dobësi në parandalim, edukim dhe reagim institucional. Shoqëria duhet të forcojë mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve, sidomos në mjedise të ndjeshme si familja dhe shkolla,” thekson ai.

Sipas analizave sociologjike, faktorë si mungesa e edukimit seksual të përshtatshëm për moshat e reja, varësia nga rrjetet sociale dhe kontrolli i pamjaftueshëm institucional janë ndër elementët që kontribuojnë në rrezikshmërinë e rasteve të tilla.

Autoritetet ndërkohë vijojnë hetimet për rastet konkrete, ndërsa opinioni publik kërkon masa më të ashpra dhe mekanizma më efektivë parandalues për mbrojtjen e të miturve. Gazeta Flaka

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2026 11:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?