“Prit gomën se del bar: nga 1 janari 2027 pritet ulje e çmimit të rrymës”

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2026 18:44

“Prit gomën se del bar: nga 1 janari 2027 pritet ulje e çmimit të rrymës”

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se po punohet për një model të ri të furnizimit me energji elektrike, i cili mund të sjellë ulje të çmimit për qytetarët.

Sipas projeksioneve, në koordinim me Komisionin Evropian, reformat e reja në sektorin energjetik mund të mundësojnë ulje të çmimit të rrymës nga 5 deri në 10 për qind.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi në Kuvend se ndryshimet në Ligjin e Energjisë parashohin që nga 1 janari 2027, ndërmarrja ESM të mos furnizojë më shumë se 70% të nevojave të furnizuesit, me qëllim krijimin e një tregu më të balancuar dhe më efikas.

“Edhe pse tregu është liberalizuar, po bëjmë sqarime të mëtejshme në Ligjin e Energjisë. Qëllimi është të arrihet çmim më i lirë dhe i qëndrueshëm”, tha Mickoski.

Ai shtoi se konsumi i energjisë elektrike do të menaxhohet sipas periudhave të ditës dhe sezonit, duke marrë parasysh edhe prodhimin nga burimet e rinovueshme, të cilat në disa momente e ulin koston e energjisë pothuajse në zero.

Qeveria thotë se synimi është krijimi i një modeli që balancon interesin e qytetarëve dhe stabilitetin e sistemit energjetik. Gazeta Flaka

82
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2026 18:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
82
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?