Pritet të kumtohen masat që do t’i ndërmarrë Qeveria për çmimet në markete

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shkurt, 2025 21:47

Pritet të kumtohen masat që do t’i ndërmarrë Qeveria për çmimet në markete

Nesër apo të hënën Minsitria e Ekonomisë do të kumtojë çfarë masa do të ndërmarrë Qeveria lidhur me shtrenjtimet e produkteve themelore ushqimore për të cilat qytetarët organizojnë bojkot të zinxhirëve të mëdhenj të marketeve.

Siç kumtoi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, të hënën do të mbahet edhe takim me përfaqësues të sindikatave, Organizatën e konsumatorëve, Entin shtetëror të statistikave, minsitritë e Financave dhe të Bujqësisë, si dhe përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante rreth metodologjisë për përllogaritje të shportës konsumatore.

“Është legjitime të ketë bojkot të marketeve, e kuptoj organizimin e aktiviteteve të këtilla sepse subjekte të caktuara në mënyrë spekuluese tentojnë të gjenerojnë të ardhura të mëdha në kurriz të qytetarëve. Këtë nuk do ta pranojmë dhe ta toelrojmë. Do t’ju njoftojmë si do të veprojmë më tutje, jemi të gatshëm t’i ndërmarrim të gjitha masat që i kemi në dispozicion në mënyrë që t’i parandalojmë këto situata të pakëndshme”, tha Durmishi në brifing me gazetarët.

Sipas tij, Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) deri në fund të javës duhet t’i përfundojë kontrollet gjashtëmujore me të cilat janë përfshirë distributorët, furnizotërë, prodhuesit dhe tregtarët.

“Rrjedhin kontrollet e distributorëve, furnitorëve, prodhuesve dhe tregtarëve. Mbikëqyrje po bëhet ndaj tërë procesit, po kontrollohet edhe sa është marzhi i lënë nga tregtarët për periudhë prej gjashtë muajve, nëse atje është prekur dhe në bazë të atij raporti nga Inspektorati, si Qeveri do të ndërmarrim masa adekuate”, theksoi ministri, duke shtuar se edhe ISHT do të dalë në opinion me informata.

Lidhur me rrogën minimale, Durmishi përmendi se Qeveria e mbështetë harmonizimin e metodologjisë të nënshkruar nga të dyja palët, sindikatat dhe punëdhënësit.

“Nëse sindikatat dhe punëdhënësit harmonizohen për metodologji të re apo për disa kushte të reja, përllogaritje të reja, ne jemi këtu për t’i mbështetur”, potencoi ministri.

268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shkurt, 2025 21:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?