“Problemi Berisha” mes Vulës së Londrës dhe Vulës së Tiranës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 20:26

“Problemi Berisha” mes Vulës së Londrës dhe Vulës së Tiranës

Nga Mero Baze

Po të dëgjosh ligjërimin 24 orësh të Berishës, pas humbjes së gjyqit në Londër, duhet të besosh se Gjykata më me integritet në botë, është Gkykata e Apelit në Tiranë, që i dha vulën atij, duke ja marrë Lulzim Bashës, edhe pse në këtë trup gjykues së paku dy gjyqtare I ka anatemuar vet si socialiste, ndërsa Gjykata e Apelit në Londër, që është në fakt niveli më I lart I një gjykate angleze, sipas tij është e korruptuar, madje e korruptuar nga Lulzim Basha, të cilës ai I mori vulën në Tiranë.
Ky standard vlerësimi bashkë me të tjerët që I mbajnë iso nga pas, ka dy rreziqe të mëdha për opozitën shqiptare.

Rreziku I parë është se rrotull Berishës janë mbledhur një tufë kandidatësh për deputetë, që janë gati të përtypin çdo cop muti që lëshon Berisha, vetëm që ai ti fus në listë. Ata janë gati të thonë që Gjykata e Londrës është e korruptuar, Gjykata e Tiranës është dinjitoze, për Berishën nuk ka asnjë fakt, ato që thotë Gjykata janë gënjeshtra, vajza e Berishes ska pas lidhje biznesi me Fazlicin, ai banditi Fation Dauti nuk e ka shqyer derën ku ishin strukur ata më 8 Janar, etj.

Këtu rreziku nuk se këta sillen si idiot.

Rreziku është se ata në të vërtet nuk janë idiot, por janë të pacipë, dhe e bëjnë këtë  vetëm që Berisha ti fus dhe një herë në listë dhe pastaj një ditë pas zgjedhjes deputetë pyetini prape për këto gjëra dhe keni për tu dëgjuar se çfarë do thonë për Berishën. Do ta akuzojnë se prej tij humbën, se me “non grata” nuk ecet më, se ai duhet të ik ti lërë rrugën atyre etj.

Pra rreziku I madh që ka opozita nuk është se do humbas zgjedhjet me Berishën “non grata” por pas zgjedhjeve do të humbas përsëri grupin parlamentar dhe do përsëritet skena e përçarjes, duke u copëzuar dhe duke u rrahur me njëri tjetrin. Thjesht Edi Rama do ti vërë në radhë kush ti duhet më shpejt për ndonjë votim plebishitar.

Rreziku I dytë është se Berisha që I njeh mirë që ata nuk e duan, mund ti përjashtoj ata nga listat duke mos I futur fare në garë dhe aty do ketë një përleshje paradhënie mes tyre, duke e bërë dhe më të pashpresë opozitën. Jo se do fitojnë, pro së paku mos të dalin pa deputetë fare.

E gjithë kjo vjen se ata për interesa të tyre duan të fshehin problemin Berisha, duke himnizuar faktin që ka marrë vulën e Tiranës dhe duke fshehur faktin që Londra vulosi atë si një person “non grata” , hajdut, të korruptuar familjarisht, despotik në qeverisje, me klient kriminalë në biznes dhe në partneritet politik.

Fakti që ka marrë vulën në Tiranë, në këto kushte është më keq se sa të mos e kishte marrë, pasi tani vula e Londrës, e hedh në kosh me gjithë parti vulën e Tiranës. Ashtu do hidhte vetëm Berishën.

Opozita e ndershme dhe dinjitoze është ajo që e pranon “problemin Berisha” tani pa bërë dëm të madh dhe duke hyrë me një fytyrë të re në zgjedhje, dhe duke e lënë atë në hallet e tij me drejtësinë.

Këta që e përkëdhelin Berishën, që bëjnë sikur nuk është problem, që bëjnë sikur ai dhe do fitojë, vetëm që këta të futen në listë, janë ata që do ti bëjnë varrin të parit Berishës një ditë para zgjedhjeve.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 20:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?