Procesi i Berlinit: Asgjë konkrete rreth pjesëmarrjes së Kosovës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 20:08

Procesi i Berlinit: Asgjë konkrete rreth pjesëmarrjes së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga shënimi i 10 vjetorit të Procesit të Berlinit ende asgjë konkrete  rreth bisedimeve të qeverisë gjermane dhe asaj të Kosovës për pjesëmarrje e kësaj të fundit në samit.

Ndonëse Kosova është pjesë e këtij procesi, ajo rrezikon të përjashtohet, së paku kështu sipas fjalëve të të dërguar të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manues Sarrazin nëse nuk e heq ndalesën e importit të mallrave nga Serbia.
Në përgjigje për Tv Klan , zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu tha se po punohet që 10-vjetori i Procesit të Berlinit të jetë i suksesshëm.

“Po punojmë dhe jemi të angazhuar që 10-vjetori i Procesit të Berlinit të jetë i suksesshëm” – tha Përparim Kryeziu- Zëdhënës i Qeverisë
E në ditën e unitetit të Gjermanisë ambasadori gjerman në Kosovë nuk qartësoi nëse ka ndonjë marrëveshje konkrete, por tha se kanë punuar shumë që ky samit të jetë një sukses edhe për Kosovën.

“Derisa po flasim që Procesi i Berlinit feston 10-vjetorin e tij, ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e ardhshëm më 14 tetor një sukses për Kosovën dhe gjithë rajonin, duke u fokusuar në funksionalizimin e plotë të CEFTA-s dhe mundësimin e tregtisë së vërtetë të lirë në rajon” – tha Jorn Rohde- Ambasador i Gjermanisë në Kosovë.

Zyrtarë të BE-së kanë deklaruar shpesh se  ndalesa e importeve serbe është në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë.

Kosova arsyetohet se ka ndaluar importin e mallrave  serbe për shkak të sigurisë.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 20:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?