Prokuroria shpalosi detaje për vrasjen e Vanjës, ngritët aktpadi ndaj katër personave

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2024 19:34

Prokuroria shpalosi detaje për vrasjen e Vanjës, ngritët aktpadi ndaj katër personave

Prokuroria ngriti akuzë për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Në akuzë përfshihen katër persona, në mesin e të cilëve edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski. Në ndërkohë, vijon procedura hetimore kundër të akuzuarit të parë i cili u ekstradua nga Turqia, Lupço Palevski Pallço dhe shoferit Stefan Dimovski, i cili dyshohet se e ka ndihmuar gjatë arratisjes.

Tre të akuzuarit Vllatko Keshishov, Velibor Manevski dhe Bore Videvski akuzohen për veprat penale Vrasje në mënyrë mizore dhe rrëmbim, ndërkaq babai i Vanjës, GJorçev akuzohet për rrëmbim.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit fillimisht e kanë planifikuar rrëmbimin e Vanjës, me qëllim që të detyrojnë nënën e saj t’u japë para. Për këtë, sipas Prokurorisë, më 22 nëntor kanë shkuar në shtëpinë e Zhezhovskit, të cilin e kanë sulmuar fizikisht, e kanë rrëmbyer dhe më pas e kanë vrarë me pistoletë, me qëllim që t’i marrin veturën e tij “Citroen” të cilën, më pas do ta përdorin për rrëmbimin e Vanjës.

Pasi e kanë marrë veturën, më 27 nëntor e kanë rrëmbyer Vanjën në Shkup, para hyrjes së banesës.

Prokuroria informon se rrëmbimi ka ndodhur pasi që babai i Vanjës, nëpërmjet Pallços, tre të akuzuarve u ka treguar për orarin kur do të dalë Vanja, për shkuar në shkollë.

“Me kaçavidë e kanë hapur hyrjen e ndërtesës, kështu që kur viktima ka dalë nga ashensori, e kanë kapur, mposhtur dhe më pas e kanë lidhur, duke e kërcënuar se nëse bërtet do të gjuajnë me armë. E kanë futur në thes gjumi dhe me automjet e kanë dërguar në afërsi të vendit të quajtur “Dupki” në afërsi të fshatit “Brazda. Aty, në mënyrë mizore, me paramendim e kanë privuar nga jeta fëmijën e mitur, kështu që i dyshuari i parë i ka shkaktuar plagë me armë zjarri nga një e shtënë me pistoletë 9 milimetra, ndërkaq të akuzuarit e kanë varrosur trupin në gropën që paraprakisht e kanë hapur”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Pas kësaj, sipas Prokurorisë, të akuzuarit e kanë djegur veturën Citroen, për çka, kanë përdorur benzinë, të cilën paraprakisht njëri prej të akuzuarve e ka furnizuar.

Prokurori, sot njoftoi se do t’ua vazhdojë masën e paraburgimit tre të akuzuarve dhe masën e paraburgimit shtëpiak babait të Vanjës. /Alsat.mk

121
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
121
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?