Provimi i jurisprudencës në shqip – shumë zhurmë politike rreth një çështjeje që nuk i takon politikës

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Mars, 2026 20:35

Provimi i jurisprudencës në shqip – shumë zhurmë politike rreth një çështjeje që nuk i takon politikës

Oponion nga Lulzana Murati

Në debatin rreth provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, fjalën kryesore duhet ta kenë institucionet kompetente, si: Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Këshilli i Prokurorëve i Maqedonisë së Veriut, Oda e Avokatëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oda e Noterëve e Maqedonisë së Veriut (provimi për noteri), si dhe Oda e Përmbaruesve e Republikës së Maqedonisë së Veriut (provimi për përmbarues).

(Politika po e përfshin Avokatin e Popullit në këtë debat, mirëpo kjo çështje nuk është nën kompetencat e tij).

Më pas, në këtë debat duhet të përfshihen drejtpërdrejt edhe profesionistët e fushës, si: gjykatësit, avokatët, noterët dhe përmbaruesit.

Të gjithë këta aktorë duhet, përmes një debati të sinqertë dhe profesional, të diskutojnë nëse dhe në çfarë mase është e domosdoshme njohja e terminologjisë juridike në gjuhën maqedonase në procedurat juridike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo çështje nuk duhet të trajtohet nga prizmi politik, por nga ai teknik dhe praktik, duke pasur parasysh parimet e efikasitetit dhe efektivitetit në funksionimin e sistemit juridik.

Ndërsa studentët shqiptarë nuk humbasin asgjë nëse e mësojnë terminologjinë juridike edhe në maqedonisht, përkundrazi e pasurojnë fjalorin juridik dhe me një gjuhë më shumë. Me gjuhën që është zyrtare në shtetin e tyre.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Mars, 2026 20:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?