Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dy strategji në kuadër të politikave fiskale, në vitin 2029 planifikohet ulja e borxhit publik nën limit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 21:04

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dy strategji në kuadër të politikave fiskale, në vitin 2029 planifikohet ulja e borxhit publik nën limit

Dy strategjitë e afatgjata të përgatitura nga Ministria e Financave, u miratuan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Të dy strategjitë janë në kuadër të politikave fiskale, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria në seancën e fundit miratoi Strategjinë Fiskale për periudhën 2025-2029 dhe Strategjinë e Menaxhimit të Borxhit Publik për periudhën 2025-2027 me perspektivë deri në vitin 2029. Këto janë dokumente strategjike që përshkruajnë rrugën afatmesme në të cilën do të ecë politika fiskale”, raportoi Ministria e Financave.

Ministrja e financave, Gordana Dimitreska Koçoska, vlerësoi që përmes kësaj politike, do të ketë stabilitet makroekonomik dhe përkrahje të aktivitetet ekonomike, përmes rritjes së shpenzimeve kapitale, përforcimit të transparencës dhe llogaridhënies, si dhe uljen e ekonomisë joformale.

“Me qëllim mbajtjen e nivelit të borxhit publik brenda kornizave të qëndrueshme, pa dëmtuar qëndrueshmërinë fiskale, me këtë strategji përcaktohen limitet e përgjithshme të borxhit publik në periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Sipas projeksioneve, në fund të vitit 2024 ai do të mbërrij në nivel prej 66.4%, ndërsa në vitet e ardhshme do të ulet gradualisht si rezultat i konsolidimit fiskal gradual dhe në vitin 2029 do të jetë nën limitin e përcaktuar prej 60% të PBB-së”, planifikoi Ministria e Financave.

Ndryshe, Banka Popullore e RMV-së njoftoi se më 30 qershor 2024 neto borxhi i jashtëm arriti në 4,481 milionë euro ose 30,8 për qind nga PBB-ja e parashikuar. Borxhi i jashtëm neto në tremujorin e dytë të vitit 2024 është rritur për 109 milionë euro ose 2,5 për qind. Nga aspekti i strukturës, borxhi neto privat vazhdon të ketë peshë më të madhe në totalin e borxhit neto me 64 përqind.

Kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro. Me një borxh publik që i afrohet 9 miliardë eurove dhe një borxh të jashtëm bruto deri në 11,8 milionë euro, shteti me një zgjidhje ligjore siguroi terrenin për kredinë e re nga Hungaria në vlerë pre 500 milionë euro.

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 21:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?