Qeveria: Plani Operativ për punësim për vitin 2025 është rritur për 7.5milionë euro

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2025 10:47

Qeveria: Plani Operativ për punësim për vitin 2025 është rritur për 7.5milionë euro

Qeveria ka prezantuar Planin Operativ për punësim për vitin 2025, me një fond të përgjithshëm prej 2.5 miliardë denarë apo rreth 40 milionë euro, që synon të përfshijë mbi 16.000 qytetarë në masa aktive për punësim, transmeton Flaka. Krahasuar me vitin 2024, fondi është rritur me 7.5 milionë euro, duke shënuar një rekord të ri në investimet për uljen e papunësisë në vend.

Plani synon veçanërisht të rinjtë, personat e papunë dhe përfituesit e ndihmës minimale të garantuar, me qëllim përmirësimin e standardit të tyre jetësor dhe krijimin e kushteve për një ekonomi të qëndrueshme dhe përfshirëse.

Për herë të parë, në Planin Operativ përfshihen masa të synuara posaçërisht për të rinjtë, duke zgjeruar mundësitë për vetëpunësim dhe themelim të bizneseve të vogla:

  • 7.000 euro mbështetje të pakthyeshme për vetëpunësim për personat e papunë me arsimim së paku fillor;
  • 10.000 euro për të rinjtë e papunë deri në moshën 29 vjeç, për të nisur një biznes të tyre;
  • 14.000 – 20.000 euro për biznese të përbashkëta të formuara nga dy persona, ku shuma maksimale u dedikohet bashkëthemeluesve të rinj (nën 29 vjeç).

Kushti i vetëm për përfitim nga këto masa është që aplikuesit të jenë të regjistruar si kërkues aktivë të punës në qendrat për punësim në të gjithë vendin.

“Qëllimi ynë është të motivojmë të rinjtë të zhvillojnë frymën sipërmarrëse dhe të ndërtojnë të ardhmen në shtetin e tyre. Qëndrojmë të përkushtuar në sjelljen e standardeve më të larta të jetesës për të gjithë qytetarët”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Kjo paketë e re e masave përforcon drejtimin e shtetit drejt zhvillimit ekonomik, stabilitetit social dhe integrimit të fuqisë punëtore në treg, duke e vendosur punësimin si një nga prioritetet strategjike për vitin 2025. Flaka Media

288
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2025 10:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
288
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?