“Qeverisja e mirë ka emër, 1.000 produkte me çmime më të lira”, thonë nga VLEN!

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shkurt, 2025 11:42

“Qeverisja e mirë ka emër, 1.000 produkte me çmime më të lira”, thonë nga VLEN!

Koalicioni VLEN, vazhdon të angazhohet për t’i garantuar qytetarëve mirëqenie sociale dhe ekonomike më të mirë dhe më të duhur për t’i përballuar shpenzimet e larta që ishin bërë praktikë nga pushteti kaluar. Në këtë kohë kur jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë rajonin po përballemi me rritje të çmimeve të produkteve bazë, Qeveria VLEN ka ndërmarrë iniciativë për të kufizuar fitimin e tregtarëve me qëllim që të mbrojmë qytetarët nga zhvatja dhe varfëria, thonë nga VLEN.

Kumtesa:

Të gjithë palët e përfshira duhet ta dinë që tani më ka kaluar koha kur ata kanë bërë çfarë kanë dëshiruar me çmimet duke cenuar xhepin e qytetarëve tanë. Ne që kur kemi marrë pushtetin e kemi konsideruar si përgjegjësi dhe po bëjmë maksimumin që të ofrojmë qeverisje të mirë ashtu siç duhet dhe siç i ka hije. 

Kjo nënkupton që tani qytetarët tanë do të blejnë rreth 1.000 produkte me çmime më të lira nga ato çmime që i kanë blerë deri dje. Prandaj, nga ajo ditë që ne jemi në qeveri po e jetësojmë në praktikë ndryshimin që të jetë i prekshëm e i dukshëm për qytetarët. 

Në këtë drejtim nga tani e tutje Qeveria VLEN ka kufizuar marzhën e fitimin në 5%  te qumështi, buka, mielli i tipit 400 dhe 500, vezët, vaji ushqimor, jogurti dhe kosi. Ndërsa në 10% marzha e fitimit është kufizuar te mishi dhe produktet e përpunuara të mishit, sheqeri, prodhimet e qumështit, margarina, gjalpi, perimet dhe frutat e konservuara, fasulja, orizi dhe brumërat. Ndërsa deri në 15 për qind janë kufizuar produktet higjienike, frutat dhe perimet e freskëta, detergjentet, ushqimi për foshnja, pelenat, sapuni, letra e tualetit.

Përmes këtyre masave ne si VLEN vërtetojmë angazhimin tonë për qytetarët dhe mirëqenien e tyre sociale. Ne bashkë me ekspertët e angazhuar vazhdimisht jemi duke krijuar politika për t’i mbrojtur qytetarët nga shpenzimet e larta që po dëmtojnë xhepat e tyre dhe për t’ju garantuar siguri e stabilitet ekonomik, pëfundon kumtesa nga VLEN. Flaka Media

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shkurt, 2025 11:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?