Edi Rama: Kjo është dhunë e verbër, nuk ka lidhje me rininë shqiptare

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 18 Tetor, 2026 09:09

Edi Rama: Kjo është dhunë e verbër, nuk ka lidhje me rininë shqiptare

Protestat e dhunshme në Tiranë kërkojnë gjak, thotë kryeministri Rama duke shtuar se po përpiqet të mos bjerë në këtë kurth.  “Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e koordinoj me shumë durim një përpjekje për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak.

Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk në këtë perimetër, jo një kazan, po ku nuk u prek në asgjë, asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe kur u vranë me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital se i priste përsëri druri dhe u mjekuan në shtëpi.

Përtej faktit që ata që qëllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, e kam parasysh që ata janë fëmijë të verbër të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës. Vetëpërmbajtja është A dhe Zh e kësaj historie.

Ky është një nga mijëra gurët e shkulur në trotuarin e bulevardit Dëshmorët e Kombit për tu hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet deri vdekjeprurëse. Unë nuk e kam të vogël kokën, por shikojeni se çfarë mund të bëjë ky gur nëse bie në kokën e dikujt. Nuk është e nevojshme të tregoj skanerin e kafkës së oficerit të goditur në Shkodër. 

Kjo është dhunë e verbër që nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare, me fëmijët që prindërit kanë në shtëpi dhe të gjithë prindërit duan t’i shohin të bëjnë hajër.

Përballë kësaj dhune qëndron policia që përballet me mllefin, inatin, të drejtat e atyre që janë aty në rrugë si studentë, një fraksion i asaj turme që në rastin më të mirë shkon në 1500 vetë, ku një pjesë janë paqësorë, mendova dhe mendoj vazhdimisht, po punonjësit e policisë i shikoni?

 I dini kush janë? Ua dini jetën, hallet? Ja çfarë më shkruante nga mbrëmë dhe sot do ta lexoj, një kolege, për një mesazh shumë domethënës që unë mora nga një djalë i cili është në administratën publike dhe më tregonte këndvështrimin e tij mbi situatën duke folur mbi veten e tij në administratë dhe duke ndarë me mua ndjesinë që ai nuk bënte dot karrierë sepse të tjerë e bënin atë brenda administratës.

Policët, edhe ata kanë pakënaqësitë e tyre, por ndryshe nga pjesa tjetër nuk bëjnë thirrje për qëndresë kundër shtetit, por janë vetë qëndresa e shtetit. Në të gdhirë, çdo orë e çdo minutë të këtyre ditëve, policët nuk po kërkojnë vëmendje, promovim, shumëçka që me siguri u takon, por me siguri kanë nevojë të ndiejnë praninë tonë dhe të shoqërisë në këtë sakrificë përballë gurëve, saçmeve, molotovëve, flakëve të një turme të maskuar

 Po sfidohet Shqipëria në Bashkimin Europian në vitin 2030 dhe mënyra evropiane mes forcave në një hapësirë demokratike ku liria dhe e drejta ime mbaron ku fillon jotja.

Kjo është sfida, kjo është sprova. Natyrisht që unë i kuptoj shumë më mirë sesa ç’mund të mendojnë shumica dërrmuese e atyre që duan një qetësi të shtirur, të gjitha arsyet pse sot jemi në këtë terror gurësh. Jo nga populli, por nga një grusht njerëzish, edhe pse një pjesë e asaj mase e mbështet qorrazi këtë dhunë. I kuptoj, por nuk kam sesi të pranoj asnjë nga ato arsyet kur shoh një biznes të vogël të rrënuar dhe më ka sjellë natyrshëm kjo ngjarje edhe pamjet përtej ’21 Janarit’, pamjet që me siguri ata që protestojnë sot si studentë s’i kanë parë dhe nuk e dinë që i përkasin kësaj Shqipërie ku ne të tjerët kemi bërë rrugëtimin tonë, në 1998 kur kjo godinë u sulmua me armë nga po ajo dorë që sot nxit, orkestron, paguan dhunën e gurëve.

U sulmua me armë kryeministria, u gjuajt me mijëra plumba kallashnikovësh, madje ka pamje në Youtube, edhe raketash dore si ato të terroristëve të Hamasit dhe megjithatë nuk u dogj asnjë biznes, nuk u turrën ata barbarë tek bankat sepse Shqipëria sa po dilte nga një llahtar mes humbjes së kursimeve të shqiptarëve, në gërmadhën e piramidave të ngritura nga po a mtuf që del nga mëngjesi në darkë dhe po nga ata rreth tij që ishin po njësoj si këta, të tredhur dhe agresivë. Pse sulmohen sportelet bankare, automatet? Sulmohen sepse ky është plani, përhapja e panikut se nuk janë sot bankat e Shqipërisë ‘Sudja’ dhe ‘Xhaferri’ e ndyrë. Duan që në rrugë të ketë popull, por në rrugë s’ka popull.

Ndërkohë që këtu në bulevard është një pjesë shumë e vogël e studentëve të ekstremizuar, të ideologjizuar dhe të verbuar nga idera ekstremiste të cilat po shfaqen në të njëjtën formë në Paris, Romë, Milano, Torino, Portugali, Brazil, në një flamë të përgjithshme, por kjo flama jonë ka specifikën e vet.

Është sa pjesë e kësaj flame të përgjithshme nga ku merr frymëzimin dhe lëndën e parë, aq edhe pjesë e një përpjekjeje të madhe për të bërë atë që i ka ndodhur këtij vendi sa herë ka pasur shansin në histori të ngrejë kokën dhe të marrë frymë, që është më afër se kurrë ëndrrës historike, i vjen kjo formë terrorizuese murtaje, e gjitha e inskenuar, nuk janë në Shqipëri, nuk e duan Shqipërinë. 

Rinia po, është e frustruar, e inatosur, studentët po, duan më shumë, duan ndryshim, gjithmonë e kanë dashur dhe gjithmonë do ta duan, është në natyrën e qenies së tyre, por me keqardhje të madhe them që kjo rini dhe studentë që janë në bulevard janë pengje të atij grupi të zjarrit në krye, të atyre me maska ku përdoren gjerësisht edhe të miturit. Të miturit si ato mburojat për të përparuar, për të marrë terren, duke ia bërë të pamundur shtetit dhe të mundur policisë që të reagojë me forcë, me fëmijë të vegjël. Aty brenda është edhe krimi. Është një dorë e huaj”, tha Rama.

44

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 18 Tetor, 2026 09:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
44

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut